Milot Rashica drejt largimit nga Besiktasi, një tjetër klub turk interesohet për kosovarin

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktasi, një tjetër klub turk interesohet për kosovarin

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktasi, një tjetër klub turk interesohet për kosovarin

Milot Rashica mund të largohet nga Besiktasi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi interesimi për shërbimet e tij ka ardhur nga një tjetër klub i Superligës turke.

Sponsor 3M Express

Bëhet fjalë për Samsunsporin, i cili sipas mediumit turk Bitlisdogruhaber, e ka identifikuar reprezentuesin e Kosovës si një alternativë për të përforcuar repartin ofensiv.

Edhe drejtuesit e Besiktasit janë duke e shqyrtuar mundësinë e ndarjes me futbollistin 30-vjeçar gjatë afatit kalimtar të dimrit, pasi e ardhmja e tij në klub mbetet e pasigurt.

Në rast se nuk paraqitet ndonjë ofertë për transferimin e tij, sipas raportimit, mund të shqyrtohet edhe mundësia e ndërprerjes së kontratës.

Rashica ka kontratë me gjigantin nga Stambolli deri në verën e vitit të ardhshëm, çka e bën afatin kalimtar të janarit një mundësi për klubin që të vendosë për të ardhmen e tij.

Ndërkohë, presidenti i Samsunsporit, Yuksel Yildirım, ka bërë të ditur se klubi synon të transferojë së paku katër futbollistë të rinj gjatë janarit.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu se mund të largohen dy ose tre lojtarë të huaj, në mënyrë që të krijohet hapësirë për përforcimet e planifikuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Netanyahu bën ofertën e papritur: Pranon që rivali i tij të bëhet fillimisht kryeministër

Netanyahu bën ofertën e papritur: Pranon që rivali i tij të bëhet fillimisht kryeministër

Pas 27 vitesh si i zhdukur, varroset me nderime në Mitrovicë mjeku Adem Ademi

Pas 27 vitesh si i zhdukur, varroset me nderime në Mitrovicë mjeku Adem Ademi

Pse nuk ekziston një ilaç që mund t’i “zhbllokojë” arteriet dhe kur është vërtet i domosdoshëm stenti?

Pse nuk ekziston një ilaç që mund t’i “zhbllokojë” arteriet dhe kur është vërtet i domosdoshëm stenti?