Vizita e Krasniqit në Kosovë ishte e 15-ta humanitare, Specialja jep detaje për të paraburgosurit në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar për zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Sponsor 3M Express

Në informimin javor për media, DHSK-ja ka bërë të ditur se Jakup Krasniqi është kthyer në Hagë më 21 nëntor 2026, pas vizitës në Kosovë, e cila ishte miratuar nga Trupi Gjykues për arsye bindëse humanitare.

Sipas gjykatës, vizita ishte realizuar në bazë të rregullës 56 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, e cila mundëson vizita humanitare në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

DHSK-ja ka theksuar se kjo ishte vizita e 15-të e këtij lloji nga një i paraburgosur në Kosovë, e miratuar për arsye humanitare dhe e organizuar nga vetë gjykata.

Ndërkohë, më 24 nëntor, Trupi Gjykues urdhëroi publikimin e versioneve me më pak redaktime të transkripteve që përfshijnë dëshmitë e nëntë dëshmitarëve të thirrur nga Prokuroria në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Ky vendim vjen pas vendimeve të mëparshme për publikimin e dëshmive të 67 dëshmitarëve, të cilat fillimisht ishin mbajtur konfidenciale.

Sipas Dhomave të Specializuara, këto vendime dëshmojnë për karakterin publik të procesit gjyqësor dhe përkushtimin e gjykatësve ndaj transparencës, duke ruajtur njëkohësisht mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve.

Gjykata ka bërë të ditur se shumica e dëshmitarëve në këtë proces kanë dëshmuar tërësisht ose kryesisht në seanca publike, ndërsa 61 dëshmitarë kanë dhënë dëshmi pa masa mbrojtëse.

Në fund, DHSK-ja ka njoftuar se ka hapur dyert për publikun në kuadër të Javës së Drejtësisë në Hagë. Gjatë këtij aktiviteti, vizitorët kanë pasur mundësi të njihen nga afër me hapësirat publike të gjykatës dhe të marrin informacione për mandatin dhe punën e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pas 27 vjetësh pritje, rivarroset doktori Adem Ademi

Pas 27 vjetësh pritje, rivarroset doktori Adem Ademi

Mediumi britanik: Zelensky ka kërkuar shkatërrimin e plotë të urës që lidh Rusinë me Krimenë

Mediumi britanik: Zelensky ka kërkuar shkatërrimin e plotë të urës që lidh Rusinë me Krimenë

Netanyahu bën ofertën e papritur: Pranon që rivali i tij të bëhet fillimisht kryeministër

Netanyahu bën ofertën e papritur: Pranon që rivali i tij të bëhet fillimisht kryeministër