Sulmuesi i krahut, që këtë edicion po përdorët si mbrojtës, Milot Avdyli ka zhvilluar një tjetër paraqitje fantastike për Celjen.

Avdyli ishte titullar në sfidën e Ligës së Evropës ndaj RB Salzburgut, ku Celje arriti të kthehet nga disavantazhi prej 0-2 në 2-2.
Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm si në aspektin defansiv ashtu edhe në ofansiv, ku u gjend vazhdimisht në shumë pjesë të fushës.
“SofaScore” kësisoj e vlerësoi me notën 7.8, që ishte më e larta në ndeshje, atë edhe më shumë se Kramer, Kitano aop Kucys, që faktikisht ishin golashënues.
Avdyli fitoi plot 10 duele në këtë sfidë, bëri dy ndërhyrje si dhe arriti ta rikuperojë topin shtatë herë.
Kjo formë e shkëlqyer padyshim do t’i nevojitet edhe Kosovës, duke qenë se Franco Foda ka konfirmuar se llogarit në djaloshin nga Vushtrria, pasi e inkuadroi në tri ndeshjet e Ligës së Kombeve./Telegrafi/




