Milan e fiton derbin ndaj Inter

Milan e fiton derbin ndaj Inter

Milan e fiton derbin ndaj Inter

Futbollisti Diego Moreira ka qenë njëri prej protagonistëve kryesorë të ndeshjes, duke dhënë një asistim dhe duke shënuar një gol në pjesën e parë.

Milan e ka nisur shumë mirë takimin dhe ka kaluar në epërsi që në minutën e katërt. Moreira ka asistuar për Christian Pulisic, i cili ka shënuar me kokë për 1:0.

Sponsor 3M Express

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Adrien Rabiot e ka dyfishuar epërsinë e kuqezinjve, pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Moreira.

Inter ka reaguar dhe ka arritur ta ngushtojë rezultatin në minutën e njëzet e dytë. Alessandro Bastoni ka shënuar pas një aksioni të nisur nga goditja nga këndi e Hakan Calhanoglu.

Megjithatë, Milani nuk ka lejuar që kundërshtari ta barazojë rezultatin. Në minutat e fundit të pjesës së parë, Moreira ka realizuar nga goditja e lirë, duke e rikthyer epërsinë prej dy golash për skuadrën e tij.

Në pjesën e dytë, Inter ka kërkuar të rikthehet në lojë, por nuk ka arritur të krijojë raste të mjaftueshme për ta ndryshuar rezultatin.

Milan ka arritur ta ruajë epërsinë deri në fund e ka regjistruar një fitore të rëndësishme në derbin e qytetit.

Me këtë triumf, Milani i është afruar në katër pikë Inter, i cili pësoi humbjen e parë në kampionat këtë sezon. Interi vazhdon të jetë në krye të renditjes, së bashku me një tjetër skuadër, ndërsa Lazio ka mundësinë të përfitojë nga kjo humbje në ndeshjen ndaj Cagliari. Ndërkohë, Milan e ka vazhduar serinë pozitive në derbit ndaj rivalit të qytetit, duke mbetur i pamposhtur në tetë përballjet e fundit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Një çarje e vogël në zorrën e trashë mund të rrezikojë jetën: Kur operacioni urgjent bëhet i domosdoshëm?

Një çarje e vogël në zorrën e trashë mund të rrezikojë jetën: Kur operacioni urgjent bëhet i domosdoshëm?

Barcelona fiton me rezultat të thellë kundër Alaves

Barcelona fiton me rezultat të thellë kundër Alaves

Pse është zhytur Polonia në krizë kushtetuese? Historia e një konflikti dhjetëvjeçar

Pse është zhytur Polonia në krizë kushtetuese? Historia e një konflikti dhjetëvjeçar