Migros me ndryshime të mëdha: Shkrihen 10 kooperativat rajonale, drejtuesit largohen në vitin 2027

Migros me ndryshime të mëdha: Shkrihen 10 kooperativat rajonale, drejtuesit largohen në vitin 2027

Migros me ndryshime të mëdha: Shkrihen 10 kooperativat rajonale, drejtuesit largohen në vitin 2027

Gjiganti zviceran i shitjes me pakicë, Migros, planifikon një riorganizim të madh të strukturës së tij, duke bashkuar dhjetë kooperativat rajonale, Federatën e Kooperativave Migros (MGB) dhe kompaninë Migros Supermarkt AG në një kooperativë të vetme grupi.

Sponsor 3M Express

Sipas gazetës zvicerane Blick, reforma synon të thjeshtojë strukturat drejtuese dhe të rrisë efikasitetin e kompanisë.

Si pjesë e këtij ndryshimi, drejtori ekzekutiv i Migros-it, Mario Irminger, dhe drejtori i Migros Supermarkt AG, Peter Diethelm, pritet t’i lënë detyrat e tyre në mesin e vitit 2027, ndërsa, kompania synon të prezantojë pasardhësit e tyre deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Plani parashikon që rreth 2.3 milionë anëtarët e kooperativave të bashkohen nën një strukturë të vetme, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, reforma duhet të miratohet nga anëtarët e të dhjetë kooperativave rajonale, me një shumicë prej dy të tretash në secilën prej tyre. Votimi është planifikuar për mesin e vitit 2027.

Sipas Blick, riorganizimi synon të krijojë struktura më të thjeshta dhe vendimmarrje më të shpejtë. Bizneset kryesore të grupit, përfshirë supermarketet Migros, Denner, Digitec Galaxus, Migros Bank dhe Medbase, do të vazhdojnë të funksionojnë si njësi të veçanta brenda grupit.

Për punonjësit, Migros ka deklaruar se nuk do të ketë largime nga puna në rajone deri në mesin e vitit 2028.

Drejtuesit theksojnë se qëllimi i reformës nuk është shkurtimi i vendeve të punës, por përmirësimi i organizimit dhe konkurrueshmërisë së kompanisë./Telegrafi/

Lexo edhe

“Këtyre ndyrësirave ua kryen punën veç konopi”, Hoxhë Ernes Goga reagon pas vrasjes në Pejë

“Këtyre ndyrësirave ua kryen punën veç konopi”, Hoxhë Ernes Goga reagon pas vrasjes në Pejë

Presidentja Shiroka Pula uron Shaip Kamberin dhe Visar Mehmetin për fitoren në zgjedhje

Presidentja Shiroka Pula uron Shaip Kamberin dhe Visar Mehmetin për fitoren në zgjedhje

“Këtyre ndrësirave ua kryen punën veç konopi”, Hoxhë Ernes Goga reagon pas vrasjes në Pejë

“Këtyre ndrësirave ua kryen punën veç konopi”, Hoxhë Ernes Goga reagon pas vrasjes në Pejë

Migros me ndryshime të mëdha: Shkrihen 10 kooperativat rajonale, drejtuesit largohen në vitin 2027 | Momenti