Microsoft shënon përparim në rikthimin e shërbimeve pas ndërprerjes globale

Microsoft shënon përparim në rikthimin e shërbimeve pas ndërprerjes globale

Microsoft shënon përparim në rikthimin e shërbimeve pas ndërprerjes globale

Microsoft ka bërë të ditur se ka shënuar përmirësime në rikthimin e shërbimeve pas ndërprerjes globale që preku disa nga produktet më të përdorura të kompanisë.

Sponsor 3M Express

Më shumë se 12 orë pas paralajmërimit të parë për problemin, gjiganti teknologjik fillimisht raportoi përparim të kufizuar në përpjekjet për rikthimin e funksionalitetit të plotë.

Sipas CNN, në një përditësim të publikuar të premten herët, kompania njoftoi se po monitoron vazhdimisht gjendjen e serverëve në rajone të ndryshme, ndërsa po ndërmerr masa për rritjen e kapacitetit dhe përmirësimin e performancës, transmeton Klankosova.tv.

Rreth 30 minuta më vonë, Microsoft raportoi rezultate pozitive, duke theksuar se masat e fundit për optimizimin e trafikut kanë ndikuar në stabilizimin e shërbimeve dhe rritjen e kapacitetit.

Kompania ritheksoi se deri më tani nuk ka identifikuar ndonjë aktivitet qe mund të ketë shkaktuar ndërprerjen.

Megjithatë, Microsoft tha se incidenti do të trajtohet me prioritet deri në rikthimin e plotë të shërbimeve.

Pas zgjidhjes së problemit, kompania ka premtuar publikimin e një raporti të detajuar, ku do të shpjegohet shkaku i ndërprerjes dhe masat e ndërmarra për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.

Lexo edhe

Bursa për nxënësit në Kosovë, 80 përfitues do të marrin nga 50 euro në muaj

Bursa për nxënësit në Kosovë, 80 përfitues do të marrin nga 50 euro në muaj

Gjithçka e kryer, Pochettino nënshkruan kontratën me Manchester United

Gjithçka e kryer, Pochettino nënshkruan kontratën me Manchester United

Basitisje në Vallandovë, zbulohen armë dhe ndalohet një person

Basitisje në Vallandovë, zbulohen armë dhe ndalohet një person