Mickoski për Raportin e KE-së: Kemi përparim të konsiderueshëm, qëndrimi për ndryshimet kushtetuese mbetet i pandryshuar

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjes së gazetarëve lidhur me Raportin e Komisionit Evropian, tha se qëndrimi për ndryshimet kushtetuese mbetet i pandryshuar.

Sponsor 3M Express

Mickoskoi theksoi se edhe euroambasadori Michalis Rokas e ka pranuar se krahasuar me raportin e vitit të kaluar, këtë vit vendi ka pasur përparim.

“Vetë ambasadori dje në konferencën për shtyp tha se, në thelb, krahasuar me raportin e vitit të kaluar, këtë vit kemi përparim të konsiderueshëm. Por, është gjithashtu e rëndësishme të thuhet se periudha raportuese nuk i përfshin reformat që tashmë janë realizuar ndërkohë dhe ato që do të realizohen deri në fund të vitit, veçanërisht kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e së drejtës. Pres që vitin e ardhshëm të kemi një raport edhe më të fuqishëm, me të cilin do të konfirmohen përpjekjet e kësaj Qeverie dhe ambicia për të qenë në thelb një Qeveri reformuese”.

“Sa u përket ndryshimeve kushtetuese, qëndrimi ynë si Qeveri është i qartë dhe mbetet i pandryshuar. Fatkeqësisht, për shkak të aventurave politike dhe politikës antishtetërore të qeverisë së mëparshme të LSDM-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, ne tani kemi një kusht politik që janë ndryshimet kushtetuese”, tha Mickoski.

Mickoski the se RMV ndoshta është shembulli i vetëm që, përveç reformave thelbësore që duhet t’i zbatojë, ka edhe kushte politike.

“Por, kjo është situata. Ne po zhvillojmë dialog me fqinjin tonë lindor. Shpresoj që ky dialog në fund të japë rezultate dhe të mund të flasim për një proces që më në fund, pas 21 vjetësh nga marrja e statusit të vendit kandidat dhe 26 vjetësh nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, të mund ta fillojmë procesin e negociatave”, tha Mickoski./Telegrafi/

Lexo edhe

Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)

Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)

EMRAT/ Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për fajde në Prizren | Përfituan mbi 400 mijë euro vetëm nga kamatat, kërkonin prona me vlerë një milion euro

EMRAT/ Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për fajde në Prizren | Përfituan mbi 400 mijë euro vetëm nga kamatat, kërkonin prona me vlerë një milion euro

118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin

118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin

Mickoski për Raportin e KE-së: Kemi përparim të konsiderueshëm, qëndrimi për ndryshimet kushtetuese mbetet i pandryshuar | Momenti