118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin

118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin

118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, ka thënë se guximi i një polici nuk dëshmohet vetëm në përballje me rrezikun, por edhe në zbatimin e drejtë të ligjit dhe në mbrojtjen e qytetarëve.

Sponsor 3M Express

Ajo tha se një zyrtar policor duhet të veprojë drejt edhe kur është më e lehtë të heshtë, të mos e keqpërdorë autoritetin që i jep uniforma dhe të mbrojë të dobëtin edhe kur përballë ka dikë të fuqishëm.

“Guximi i një polici nuk dëshmohet vetëm në përballje me rrezikun. Guxim është edhe të veprosh drejt kur është më e lehtë të heshtësh, të mos e shpërdorosh pushtetin që të jep uniforma, të mbrosh të dobëtin edhe kur përballë ke një të fuqishëm dhe të mbrosh ligjin edhe kur shkelja e tij vjen nga dikush që e njeh. Autoriteti i policit buron nga ligji, ndërsa dinjiteti fitohet me sjellje dhe me vepra.”

Haxhiu ka përmendur po ashtu se në mesin e kësaj gjenerate janë 118 vajza e gra.

“Në mesin tuaj sot janë 118 vajza dhe gra që kanë zgjedhur t’i shërbejnë vendit përmes Policisë së Kosovës. Prania e më shumë grave në institucionet e sigurisë është një zhvillim i rëndësishëm për vendin tonë. Por, derisa gjithnjë e më shumë gra po marrin përgjegjësi për sigurinë e të tjerëve, shumë gra të tjera vazhdojnë të jetojnë nën kërcënimin e dhunës, fatkeqësisht edhe brenda shtëpive të tyre.” /Klankosova.tv

Lexo edhe

Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah

Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah

Aksidentohet autobusi në Francë, dy persona humbin jetën

Aksidentohet autobusi në Francë, dy persona humbin jetën

Valdeti e pyet Jonën për komentet në Facebook, ajo mohon gjithçka në BBVK5 (VIDEO)

Valdeti e pyet Jonën për komentet në Facebook, ajo mohon gjithçka në BBVK5 (VIDEO)

118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin | Momenti