Mickoski: Ekonomia po rritet, teksa Maqedonia vazhdon të ketë derivatet më të lira se në shumë vende të zhvilluara

Mickoski: Ekonomia po rritet, teksa Maqedonia vazhdon të ketë derivatet më të lira se në shumë vende të zhvilluara

Mickoski: Ekonomia po rritet, teksa Maqedonia vazhdon të ketë derivatet më të lira se në shumë vende të zhvilluara

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në seancën e sotme parlamentare doli kundër akuzave nga Venko Filipçe për gjendje të keqe në ekonomi.

Sponsor 3M Express

Ai theksoi se numrat janë të pamëshirshëm dhe se duke pasur parasysh gjendjen fillestare që e la qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, përkatësisht bazën e ulët me të cilën krahasohen rezultatet e kësaj Qeverie, numrat në dy vitet e gjysmë të fundit janë më dominuese se çdo ekonomi.

“Sa i përket ekonomisë, karburanteve etj. do të ndaj diçka me ju. Kudo që të shkojmë, përfshirë dhe dje në Bruksel, kudo që të shkojmë të gjithë pyesin si arrini të jeni nga 30 cent deri në 50 cent për litër më të lirë se ne për karburantet e naftës dhe si ia dilni ta mbani këtë për muaj me radhë. Të gjithë pyesin, vende shumë më të zhvilluara se tonat”, nënvizoi Mickoski dhe shtoi:

„Ju mund të talleni, të ofendoni, të nënvlerësoni arritjet në ekonomi të kësaj Qeverie, por numrat janë të pamëshirshëm dhe ata numra janë shumë më dominantë se çdo ekonomi në dy vitet e gjysmë të fundit duke pasur parasysh fillimin, përkatësisht bazën me të cilën krahasohemi. Ne krahasohemi me një bazë shumë të ulët falë qeverisë suaj. Dhe po, ajo bazë e ulët me të cilën krahasohemi, kriminale, tradhtare, antikombëtare, jopopullore etj. ne kemi rritje në ekonomi të themi 2024 prej 3,8% reale, në 2025 po ashtu 3,8%, ndërsa mesatarja në gjysmën e parë të këtij viti është 3,7% me atë që në tremujorin e dytë është 4,3% rritje reale, ndërsa nominalja është ndërmjet 7 dhe 8%“ theksoi Mickoski.

Sa i përket PBB-së Mickoski tha se objektivi prej 20 miliardë dollarësh që qeveria e vendosi që deri në fund të mandatit të arrihet, u arrit që në vitin 2025.

„Dhe ajo që ishte qëllimi ynë të arrijmë deri te 20 miliardë dollarë në fund të mandatit mund t’ju them se ja, atë qëllim e realizuam në fund të vitit 2025. Arritëm afër 20 miliardë dollarë PBB. Këtë vit do të shkojmë mbi 21 miliardë dollarë ose përafërsisht 21 miliardë e dyqind-treqind, flas për 2026-n PBB, vlerë nominale. Sipas fuqisë blerëse është mbi 32 mijë dollarë për kokë banori, ndërsa sipas asaj nominale është diku rreth 12 mijë e diçka. Po flas për vitin 2025, ndërsa viti 2026 do të jetë edhe më i lartë. Këto janë shifra, dhe para shifrave thonë se edhe perënditë heshtin. Supozoj se këtë do t’jua shpjegojnë“, theksoi Mickoski.

Lexo edhe

Zbulohet deklarata e ish-vjehrrës së Arlinda Zekajt e dhënë në gjykatë

Zbulohet deklarata e ish-vjehrrës së Arlinda Zekajt e dhënë në gjykatë

Qeni dhe pronarja vishen me pizhame identike të Krishtlindjes, videoja bëhet hit në rrjetet sociale

Qeni dhe pronarja vishen me pizhame identike të Krishtlindjes, videoja bëhet hit në rrjetet sociale

Shefkije Islamaj: Gjuha shqipe ndërmjet traditës, standardit dhe sfidave të kohës

Shefkije Islamaj: Gjuha shqipe ndërmjet traditës, standardit dhe sfidave të kohës

Mickoski: Ekonomia po rritet, teksa Maqedonia vazhdon të ketë derivatet më të lira se në shumë vende të zhvilluara | Momenti