MI5 paralajmëron: Rusia mund të shënjestrojë kompanitë britanike që furnizojnë Ukrainën

MI5 paralajmëron: Rusia mund të shënjestrojë kompanitë britanike që furnizojnë Ukrainën

MI5 paralajmëron: Rusia mund të shënjestrojë kompanitë britanike që furnizojnë Ukrainën

Shërbimi britanik i inteligjencës së brendshme, MI5, ka paralajmëruar kompanitë në Britani të Madhe që ofrojnë mbështetje ushtarake për Ukrainën se mund të jenë objektiv i sulmeve të sabotimit të organizuara nga Rusia.

Sponsor 3M Express

Paralajmërimi është lëshuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Mbrojtjen (NPSA), pjesë e MI5-s, në bashkëpunim me Ministrinë britanike të Mbrojtjes. Ai u drejtohet veçanërisht kompanive që furnizojnë ushtrinë ukrainase me pajisje dhe materiale ushtarake.

Sipas autoriteteve britanike, Rusia ka intensifikuar muajt e fundit përpjekjet për të kryer akte sabotimi ndaj objekteve të industrisë evropiane të mbrojtjes, shkruan “Politico”.

Në paralajmërim thuhet se këto operacione zakonisht realizohen përmes personave të ndërmjetëm, të cilët përdorin metoda relativisht të thjeshta, siç është zjarrvënia e qëllimshme.

Përveç sulmeve fizike, kompanitë britanike janë paralajmëruar edhe për kërcënime ndaj individëve, spiunazh dhe operacione dezinformimi, që synojnë dobësimin e mbështetjes perëndimore për Ukrainën.

Autoritetet u kanë rekomanduar kompanive të shtojnë masat e sigurisë në objektet e tyre, të kufizojnë publikimin e informacioneve në internet dhe të trajnojnë punonjësit për të identifikuar aktivitetet e dyshimta.

Ministri britanik i Sigurisë, Dan Jarvis, tha se incidentet e fundit të sabotimit në vende të ndryshme të Evropës dëshmojnë seriozitetin e këtij kërcënimi.

“Është vërtet e turpshme që aktorë të ndryshëm po përpiqen të pengojnë mënyrën tonë të jetesës dhe atë të aleatëve tanë, veçanërisht duke shënjestruar organizatat që kryejnë punë jetike në mbështetje të Ukrainës”, deklaroi ai.

Ky paralajmërim vjen pas disa rasteve të dyshuara të sabotimit në Evropë, për të cilat autoritetet kanë fajësuar shërbimet ruse të inteligjencës.

Në Britani, disa persona janë dënuar për zjarrvënie në një biznes të lidhur me Ukrainën. Ndërkohë, autoritetet kanë ngritur akuza edhe ndaj një personi të dyshuar për bashkëpunim me spiunë rusë në një komplot që kishte në shënjestër një fabrikë të prodhimit të dronëve.

Edhe drejtori i MI5-s, Ken McCallum, kishte paralajmëruar më herët se Rusia po intensifikon luftën hibride kundër vendeve perëndimore, përmes metodave që synojnë të krijojnë pasiguri dhe të dobësojnë mbështetjen për Ukrainën.

Britania e Madhe është ndër mbështetësit kryesorë ushtarakë të Kievit që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Influencerja Christie Miller ndërron jetë në moshën 60-vjeçare, mesazhi i saj i fundit prekës u publikua pas vdekjes

Influencerja Christie Miller ndërron jetë në moshën 60-vjeçare, mesazhi i saj i fundit prekës u publikua pas vdekjes

Ditarët e Papa Françeskut, pretendohet se ai e ka parë djallin tri herë

Ditarët e Papa Françeskut, pretendohet se ai e ka parë djallin tri herë

Anjeza “trondit” Sharrin me deklaratën: Polici nuk ekziston

Anjeza “trondit” Sharrin me deklaratën: Polici nuk ekziston