Meta çaktivizon llogaritë sociale të Russell Brand pas dënimit me burg

Meta çaktivizon llogaritë sociale të Russell Brand pas dënimit me burg

Meta çaktivizon llogaritë sociale të Russell Brand pas dënimit me burg

Meta ka çaktivizuar llogaritë e aktorit dhe ish-komedianit britanik Russell Brand në platformat e tij sociale.

Sponsor 3M Express

Ky vendim vjen pasi Brand, 51 vjeç, u dënua në fillim të kësaj jave me 10 vjet e gjashtë muaj burgim, për një akuzë për përdhunim dhe tri akuza për sulm seksual, transmeton klankosova.tv

Ai u shpall fajtor për veprat penale ndaj katër grave, të cilat lidhen me ngjarje të ndodhura gjatë periudhës 2004–2009.

Sipas vendimit të gjykatës, Brand pritet të vuajë shtatë vjet burgim para se të lirohet me kusht.

Ndërkohë, llogaria e tij në rrjetin social X, në pronësi të Elon Musk, vazhdon të jetë aktive.

Politikat e komunitetit të Meta-s parashohin kufizimin ose largimin e llogarive që konsiderohen të dëmshme për komunitetin, përfshirë edhe ato që u përkasin personave të dënuar për vepra penale seksuale.

Sipas BBC, ky nuk është veprimi i parë i ndërmarrë nga një platformë online ndaj Brand. Në vitin 2023, pas publikimit të një hetimi mediatik që zbulonte akuza për sjelljen e tij, të cilat ai i ka mohuar, YouTube pezulloi mundësinë që kanalet e tij të përfitonin të ardhura nga reklamat.

Në atë kohë, platforma deklaroi se masa ishte ndërmarrë për të mbrojtur përdoruesit e saj.

Lexo edhe

Ligji i Speciales në rend dite, Kuvendi njofton që seanca vazhdon nesër nga ora 11:00

Ligji i Speciales në rend dite, Kuvendi njofton që seanca vazhdon nesër nga ora 11:00

Evropa i thotë Rusisë: Ne vendosim për arkitekturën tonë të sigurisë

Evropa i thotë Rusisë: Ne vendosim për arkitekturën tonë të sigurisë

Në Afganistan, grave u ndalohet të studiojnë, të trajtohen nga mjeku, të largohen nga burri i dhunshëm – u mbetet vetëm të nënshtrohen

Në Afganistan, grave u ndalohet të studiojnë, të trajtohen nga mjeku, të largohen nga burri i dhunshëm – u mbetet vetëm të nënshtrohen