Nufi në Norvegji: Integrimi i Kosovës në NATO, domosdoshmëri strategjike

Nufi në Norvegji: Integrimi i Kosovës në NATO, domosdoshmëri strategjike

Nufi në Norvegji: Integrimi i Kosovës në NATO, domosdoshmëri strategjike

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka marrë pjesë në forumin “Atlantic Future Forum 2026”, që po mbahet në Oslo të Norvegjisë, ku është diskutuar për të ardhmen e sigurisë dhe mbrojtjes euroatlantike.

Sponsor 3M Express

Nufi ka bërë të ditur se aktiviteti është mbajtur në bordin e aeroplanmbajtëses britanike HMS Prince of Wales, ndërsa gjatë qëndrimit atje ka zhvilluar takime me homologun norvegjez, Tore O. Sandvik, dhe nënsekretarin parlamentar të shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Wood of Anfield, raporton Klankosova.tv.

Sipas Nufit, në këto takime është diskutuar për sfidat e sigurisë euroatlantike dhe nevojën që NATO-ja të ruajë vëmendjen në të gjitha drejtimet strategjike.

Ai ka theksuar se siguria e Evropës nuk kufizohet vetëm në Veriun e Largët, por se vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës.

“Integrimi i Kosovës në NATO është, sipas nesh, një domosdoshmëri strategjike për forcimin e stabilitetit rajonal, parandalimin e konflikteve dhe shmangien e rrezikut të hapjes së fronteve të reja të pasigurisë në Evropë”.

“Sepse siguria euroatlantike është e pandashme. Dhe një NATO më e fortë në Ballkan do të thotë një Evropë më e sigurt”, ka theksuar ministri shqiptar, Ermal Nufi.

Lexo edhe

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime serioze për sundimin e ligjit

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime serioze për sundimin e ligjit

U tha se iu tërhoq vërejtja pas “thirrjes për Arlinda Zekajn” – Festivali i RTK-së vjen me deklaratë zyrtare pas akuzave të këngëtares Olimpia

U tha se iu tërhoq vërejtja pas “thirrjes për Arlinda Zekajn” – Festivali i RTK-së vjen me deklaratë zyrtare pas akuzave të këngëtares Olimpia

Ismaili diskuton me presidenten Shiroka-Pula integrimin financiar të Kosovës në BE dhe anëtarësimin në SEPA

Ismaili diskuton me presidenten Shiroka-Pula integrimin financiar të Kosovës në BE dhe anëtarësimin në SEPA

Nufi në Norvegji: Integrimi i Kosovës në NATO, domosdoshmëri strategjike | Momenti