Merz: Dhuna nuk duhet të jetë kurrë opsion gjatë protestave

Merz: Dhuna nuk duhet të jetë kurrë opsion gjatë protestave

Merz: Dhuna nuk duhet të jetë kurrë opsion gjatë protestave

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar të enjten se dhuna nuk duhet të jetë kurrë një opsion gjatë protestave në Bashkimin Evropian apo në Ballkanin Perëndimor, ndërsa mori pjesë në një samit me liderët e rajonit në Mal të Zi.

Në fjalimin e tij hyrës, Merz përsëriti mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por theksoi se qeveritë e rajonit duhet të dëshmojnë vullnet politik dhe të zbatojnë reformat e nevojshme.

Sponsor 3M Express

“Të gjithë i shohim protestat në rajon dhe në vendet tona, dhe këto protesta, të dashur kolegë, na japin një mesazh të qartë”, tha Merz në takimin e liderëve dhe zyrtarëve të lartë.

“Duhet të vazhdojmë me procesin e zgjerimit dhe të sigurohemi që qytetarët tanë të përfitojnë prej tij”, shtoi ai.

Kancelari gjerman theksoi se dhuna nuk ka vend në demokraci dhe paralajmëroi kundër polarizimit të shoqërive.

“Kur përballemi me protesta në BE apo këtu në rajon, dhuna nuk duhet të jetë kurrë një opsion për asnjërën palë”, deklaroi ai.

“Retorika përçarëse apo polarizimi në rritje nuk do të çojnë drejt një Evrope më të sigurt, më të lirë dhe më të begatë, dhe historia nuk do t’i gjykojë mirë ata që përçajnë në këto kohë të ndërlikuara”, shtoi Merz.

Mali i Zi po pret të enjten në Budva Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit.

Kjo nismë, e nisur nga Gjermania në vitin 2014, bashkon gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë – së bashku me partnerët e BE-së, me qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal, lidhjeve ekonomike dhe rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Burimi: Anadolu Agency

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Çfarë ndodh me trupin nëse nuk pimë kafe për 30 ditë? Ndryshimet që mund t’ju befasojnë

Çfarë ndodh me trupin nëse nuk pimë kafe për 30 ditë? Ndryshimet që mund t’ju befasojnë

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Shiroka Pula pret kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë, diskutojnë për sundimin e ligjit dhe diasporën kosovare

Shiroka Pula pret kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë, diskutojnë për sundimin e ligjit dhe diasporën kosovare