Mehmeti-Selimi kujton 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së: Rexha u bë zëri i shqiptarëve

Mehmeti-Selimi kujton 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së: Rexha u bë zëri i shqiptarëve

Mehmeti-Selimi kujton 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së: Rexha u bë zëri i shqiptarëve

Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shënuar 28 Nëntorin duke kujtuar edhe 29-vjetorin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook në këtë ditë feste, ajo ka rikujtuar momentin kur Rexhep Selimi, së bashku me Mujë Krasniqin dhe Daut Haradinajn, u shfaqën publikisht në një nga momentet e rëndësishme të historisë së luftës për çlirimin e Kosovës.

“Në 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së, kur bashkë me Heroin e Lirisë, Mujë Krasniqin, dhe Luftëtarin e Lirisë, Daut Haradinaj, Rexha u bë zëri i shqiptarëve që po luftonin për liri. Nga fushëbeteja kundër padrejtësisë, këtu në Hagë, sot kujtoj me krenari këtë ditë të rëndësishme të historisë sonë. Po në këtë ditë, kujtojmë 28 Nëntorin e lavdishëm të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit. Rroftë 28 Nëntori! Rroftë UÇK-ja! Rroftë kombi shqiptar!” – ka shkruar ajo.

Lexo edhe

Gjini uron 28 Nëntorin nga Prekazi: Lavdi të rënëve dhe gëzuar përjetë kombit tonë

Gjini uron 28 Nëntorin nga Prekazi: Lavdi të rënëve dhe gëzuar përjetë kombit tonë

Rama: Prokuroria ndaloi muralin e Nënës Terezë deri në vendim të gjykatës, policia veproi me “urdhër nga lart”

Rama: Prokuroria ndaloi muralin e Nënës Terezë deri në vendim të gjykatës, policia veproi me “urdhër nga lart”

Apple rikthen produktet në ngjyrën e kuqe

Apple rikthen produktet në ngjyrën e kuqe