Mediat e njohura njëzëri: Edon Zhegrova meriton më shumë minuta te Juventusi

Mediat e njohura njëzëri: Edon Zhegrova meriton më shumë minuta te Juventusi

Mediat e njohura njëzëri: Edon Zhegrova meriton më shumë minuta te Juventusi

Trajneri i Juventusit Luciano Spalletti duhet t’i jep më shumë minuta sulmuesit Edon Zhegrova, kështu së paku kanë raportuar mediat e njohura italiane dhe evropiane.

Sponsor 3M Express

Ylli i Kosovës ishte protagonist sërish te “Zonja e Vjetër”, ku asistoi në fitoren 2-0 ndaj Napolit.

Me inkuadrimin e tij në fushë, Zhegrova i dha presion “Napolitanëve”, duke tentuar vazhdimisht driblime dhe harkime, si dhe provoi dy herë të shënonte nga distanca.

Statistikë interesante është që Zhegrova brenda vetëm tre minutave kishte më shumë goditje sesa dy qendërsulmuesit Kolo Muani e Nick Woltmade gjatë tërë sfidës.

Kësisoj, edhe disa nga mediat më të mëdha në Evropë, si “Goal”, “Tuttomercatoweb” e “Corriere Della Sera” i kanë dërguar mesazh Spallettit se Zhegrova meriton më shumë minuta

“Nga një aksion i tij lindi goli për 1-0. U fut në lojë dhe i dha gjallëri skuadrës. Padyshim meriton më shumë hapësirë”, shkroi “Tuttomercatoweb”.

“Freskia dhe energjia e re që bën diferencën”, shtoi “Corriere Della Sera”.

Ndërsa, “Goal” përmendi faktin se si Zhegrova i shtoi probleme skuadrës mysafire.

“I futur në lojë në minutën e 59-të, Zhegrova solli freski dhe më shumë depërtim në sulmin e Juventusit. Rreth minutës së 75-të, ai pati dy goditje radhazi që u bllokuan nga mbrojtja e Napolit, duke e mbajtur kundërshtarin nën presion, ndërsa Juventusi kërkonte golin e fitores”./Telegrafi/

Lexo edhe

Arrestohet biznesmeni serb, u përpoq të transferonte miliona euro në Maqedoni të Veriut e Rusi

Arrestohet biznesmeni serb, u përpoq të transferonte miliona euro në Maqedoni të Veriut e Rusi

Industria evropiane rikthehet në rritje, por kostot e larta vazhdojnë të shqetësojnë bizneset

Industria evropiane rikthehet në rritje, por kostot e larta vazhdojnë të shqetësojnë bizneset

Emona Center feston 20-vjetorin me “Zbritje pa limite” – Çdo ditë oferta të reja dhe super zbritje!

Emona Center feston 20-vjetorin me “Zbritje pa limite” – Çdo ditë oferta të reja dhe super zbritje!

Mediat e njohura njëzëri: Edon Zhegrova meriton më shumë minuta te Juventusi | Momenti