“Më tregonte video intime dhe më prekte…” – çfarë deklaroi 13-vjeçarja në polici për babanë e saj, kush e zbuloi rastin në Pejë – Insajderi sjell detajet ekskluzive

“Më tregonte video intime dhe më prekte…” – çfarë deklaroi 13-vjeçarja në polici për babanë e saj, kush e zbuloi rastin në Pejë – Insajderi sjell detajet ekskluzive

“Më tregonte video intime dhe më prekte…” – çfarë deklaroi 13-vjeçarja në polici për babanë e saj, kush e zbuloi rastin në Pejë – Insajderi sjell detajet ekskluzive

Insajderi ka siguruar detaje të reja nga hetimet për rastin e rëndë në Pejë, ku një 46-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 13-vjeçare.

Sponsor 3M Express

Sipas raportit policor, i dyshuari është P.G., i cili ishte ndarë nga bashkëshortja e tij.

Vajza e tyre e mitur, sipas informatave të pranuara nga Policia, qëndronte herë pas here te babai.

Pikërisht gjatë këtyre qëndrimeve dyshohet se kanë ndodhur ngacmimet seksuale.

Raporti, të cilin e ka siguruar Insajderi, tregon se Policia kishte pranuar më 2 nëntor një raport, të datës 27 tetor 2026, me informacione për dyshimet ndaj 46-vjeçarit.

Sipas këtyre informatave, ai dyshohet se vajzës i shfaqte video me përmbajtje pornografike. Po ashtu, në raport përmenden dyshime se i njëjti kishte ngacmuar edhe shoqet e vajzës së mitur.

Rasti ishte ngritur edhe pas shqetësimeve të shprehura nga 13-vjeçarja gjatë seancave me psikologen e shkollës, ku e mitura vijonte mësimet.

Sipas raportit policor, gjatë bisedave me psikologen, e mitura kishte shprehur shqetësime lidhur me disa situata në ambientin familjar.

Pas pranimit të informatave, hetuesit kanë ndërmarrë veprime hetimore. Vajza është intervistuar në prani të prokurores për të mitur, mbrojtësit të viktimave, psikologes, punëtorit social dhe avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Gjatë intervistimit, sipas raportit, 13-vjeçarja ka deklaruar se babai e kishte ngacmuar seksualisht në forma të ndryshme.

Ajo ka rrëfyer se ai i tregonte se si kryente marrëdhënie seksuale me gra të tjera dhe se në disa raste e kishte prekur.

Sipas deklarimit të saj, ngacmimet kishin ndodhur gjatë verës, ndërsa rasti i fundit dyshohet se kishte ndodhur rreth dy javë para intervistimit.

Në kuadër të hetimeve është intervistuar edhe vetë i dyshuari P.G., në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Pas veprimeve hetimore, policia ka kontrolluar banesën e të dyshuarit, në Pejë.

Kontrolli është kryer më 2 nëntor, në orët e mbrëmjes.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar tri pajisje elektronike: një laptop i markës Dell, në ngjyrë hiri, pa adapter; një telefon iPhone 17 Pro Max dhe një telefon iPhone 15 Pro Max”.

Sipas raportit, pajisjet janë sekuestruar në kuadër të hetimeve për rastin.

Me vendim të Prokurorisë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Ndërkohë, me urdhër të prokurores, vajza e mitur është dërguar në Strehimoren në Pejë, ku është vendosur për të siguruar mbrojtjen e saj.

Në cilësi të dëshmitares është intervistuar edhe nëna e saj.

Nga raporti del se kontrolli në banesën e të dyshuarit është kryer pa urdhër paraprak të gjykatës, me arsyetimin se ekzistonte rreziku i asgjësimit apo humbjes së menjëhershme të provave.

Për këtë arsye, është kërkuar nga gjykata kompetente që të lëshojë urdhër për kontrollin dhe sekuestrimin e dëshmive të gjetura në banesën e të dyshuarit.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar./Insajderi.org

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

“Serbia na masakroi popullin, Specialja na masakroi të vërtetën” – OVL-UÇK proteston para zyrave të BE-së

“Serbia na masakroi popullin, Specialja na masakroi të vërtetën” – OVL-UÇK proteston para zyrave të BE-së

Alarme për bomba, aeroplanët detyrohen të ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë

Alarme për bomba, aeroplanët detyrohen të ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë

Klopp publikon listën e Gjermanisë për sfidat e nëntorit, rikthen Fullkrugun

Klopp publikon listën e Gjermanisë për sfidat e nëntorit, rikthen Fullkrugun