“Më thanë ti je shqiptar, më pas më shanë”- I biri i Rudi Vatës tregon “taktikat” e lojtarëve të Kosovës në ndeshjen kundër Irlandës

Futbollisti i Kombëtares së Irlandës, Rocco Vata, ka treguar se gjatë ndeshjes kundër Kosovës kishte shkëmbyer fjalë me disa prej lojtarëve të Kombëtares kosovare, të cilët iu drejtuan në gjuhën shqipe.

Sponsor 3M Express

Vata, 21-vjeçar, është djali i ish-futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Rudi Vata. I lindur në Glasgou të Skocisë, ai e kupton gjuhën shqipe dhe, sipas rrëfimit të tij, kishte arritur t’i kuptonte komentet e futbollistëve kosovarë gjatë takimit të së martës në Dublin, përcjell Insajderi.

Në një prononcim pas ndeshjes për mediumin irlandez Balls.ie, Vata tregoi se çfarë i ishte thënë në një moment kur po qëndronte në zonën e rreptësisë dhe po përpiqej ta shpërqendronte portierin e Kosovës.

“Kur isha në zonë dhe po përpiqesha ta shpërqendroja portierin, ata kishin disa gjëra për të thënë. Unë i kuptova”, ka deklaruar Vata.

“Më thanë: ‘Ti je shqiptar’ dhe pastaj më shanë. Unë u thashë: ‘Po, s’ka problem’. Lojtari erdhi dhe më kërkoi falje pas ndeshjes, gjë që ishte gjest i mirë, ka rrëfyer ai.

Vata u aktivizua në minutën e 84-të të ndeshjes, kur zëvendësoi James Abankwah, në fitoren 3:0 të Irlandës ndaj Kosovës.

Për të, kjo ishte paraqitja e parë në stadiumin “Aviva” në Dublin me fanellën e Irlandës dhe e katërta në përgjithësi për këtë përfaqësuese.

Vata aktualisht është pjesë e klubit anglez Watford, ndërsa në të kaluarën ka kaluar edhe nëpër akademinë e Celtic-ut. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Ekskluzive | Refuzoi t’ua japë dokumentet policëve, nuk pranoi as alkooltestin – ky është 54-vjeçari që u arrestua në Dragash

Ekskluzive | Refuzoi t’ua japë dokumentet policëve, nuk pranoi as alkooltestin – ky është 54-vjeçari që u arrestua në Dragash

Specialja e konfirmon: Kemi miratuar vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë

Specialja e konfirmon: Kemi miratuar vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë

Gjendja shëndetësore e gruas, arsyeja e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë

Gjendja shëndetësore e gruas, arsyeja e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë