“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

Floranta Radogoshi, motra e aktorit të njohur të humorit, Sevdai Radogoshi, i njohur për publikun si Qumili, është ndarë nga jeta më 18 nëntor.

Sponsor 3M Express

Lajmi për vdekjen e saj u bë i ditur nga vëllai i saj, Halil Radogoshi, i cili përmes një postimi në Facebook njoftoi familjarët, miqtë dhe të afërmit për këtë humbje.

Pas lajmit të trishtë, një mesazh lamtumire ka ndarë edhe mbesa e të ndjerës, Granita Radogoshi, e cila përmes një postimi në TikTok ka kujtuar hallën e saj.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen në dedikimin e saj kanë qenë fjalët e drejtpërdrejta, ku krahas dhimbjes për humbjen, Granita ka përmendur edhe mosmarrëveshjet dhe padrejtësitë që, sipas saj, kishte përjetuar nga e ndjera gjatë jetës.

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë, por vdekjen tënde nuk po mund ta përballoj”, ka shkruar ajo krahas fotografisë së Florantës. Në vazhdim të mesazhit, Granita ka përmendur edhe familjarët e saj të ndjerë, duke e përmbyllur dedikimin me një tjetër fjali emocionuese. “Lamtumirë hallë e mi përqafo fort babin, mamin e Tinën”, ka shkruar ajo.

Mesazhi i saj ka lënë të kuptohet se raporti mes mbesës dhe hallës nuk kishte qenë gjithmonë i lehtë dhe se mes tyre kishte pasur edhe përplasje në të kaluarën.

Megjithatë, Granita nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me mosmarrëveshjet që ka përmendur, duke zgjedhur ta shoqërojë lamtumirën me një mesazh që ndërthur dhimbjen e humbjes me kujtimet e një raporti të ndërlikuar familjar. /Telegrafi/

Lexo edhe

E trishtë: Ky është 86-vjeçari që u gjet pa shenja jete në shtratin e tij në Viti

E trishtë: Ky është 86-vjeçari që u gjet pa shenja jete në shtratin e tij në Viti

“Çka ka me hangër?” – Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më së shpeshti në familjen e saj

“Çka ka me hangër?” – Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më së shpeshti në familjen e saj

OVL-UÇK kërkon miratimin e shpejtë të ndryshimeve në Ligjin për Specialen, paralajmëron protesta gjithëpopullore

OVL-UÇK kërkon miratimin e shpejtë të ndryshimeve në Ligjin për Specialen, paralajmëron protesta gjithëpopullore