Me helmeta në kokë dhe të armatosur, hajnat grabitën një dyqan bizhuterish në Paris – dëmi vlerësohet 1 milion euro

Policia është në kërkim të personave që grabitën dyqanin e bizhuterive “De Beers” në qendër të Parisit, të enjten rreth orës 11:00, përpara se të largoheshin me motoçikleta.

Sponsor 3M Express

Policia e Parisit bëri të ditur se autorët shfaqën armë gjatë grabitjes, por nuk i përdorën ato, duke shtuar se nuk pati të lënduar.

Një zëdhënës i “De Beers Group” konfirmoi se grabitja ndodhi në dyqanin e kompanisë në “Rue de la Paix”, pranë “Place Vendôme” – një zonë e njohur për dyqanet e bizhuterive luksoze.

Zëdhënësi deklaroi për agjencinë AP se nuk pati “lëndime serioze”, se kompania po ofron mbështetje për stafin dhe se dyqani do të mbetet i mbyllur për të mundësuar hetimet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Fabien Bogais, përfaqësues i sindikatës policore “Alliance” në Paris, u tha gazetarëve në vendngjarje se katër të dyshuar mbërritën të armatosur me pushkë sulmi dhe, brenda pak minutash, vodhën mallra me vlerë qindra mijëra euro.

Mediat franceze shfaqën pamje të personave të veshur me të zeza dhe me kaskë, të cilët ecnin në trotuar para dyqanit duke mbajtur armë, si dhe pamje të motoçikletave që largoheshin me shpejtësi pas grabitjes.

Ndonëse vlera e saktë e sendeve të vjedhura nuk është treguar zyrtarisht, ka raportime se ato mund të kenë vlerë deri në 1 milion euro. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ukraina nis sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, në shënjestër edhe Moska – mbyllen katër aeroportet

Ukraina nis sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, në shënjestër edhe Moska – mbyllen katër aeroportet

Adelina Tahiri publikon fotografi provokuese, shfaqet me një fustan të shkurtër

Adelina Tahiri publikon fotografi provokuese, shfaqet me një fustan të shkurtër

Kurti diskuton me Carney-n për bashkëpunimin Kosovë–Kanada

Kurti diskuton me Carney-n për bashkëpunimin Kosovë–Kanada