Një grua nga fshati Damjan i Gjakovës është detyruar të kërkojë strehim te familja e prindërve pas një rasti të dyshuar të dhunës psikologjike nga bashkëshorti i saj. Policia ka arrestuar 46-vjeçarin, i cili gjatë testimit ka rezultuar me 1.13 promilë alkool në organizëm, mëson Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 21:00.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima F.D. 37 vjeçare ka raportuar se është keqtrajtuar psikologjikisht nga bashkëshorti i saj, V.D. 46 vjeçar.
Pas denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin, tek i cili është vërejtur kundërmim alkooli. Testimi i kryer ka treguar një nivel prej 1.13 promilësh.
Ndërkohë, gruaja ka refuzuar trajtimin mjekësor dhe vendosjen në strehimore, duke zgjedhur që të largohet nga shtëpia dhe të qëndrojë te prindërit e saj në Rahovec.
Për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka urdhëruar ndalimin e 46-vjeçarit për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Dhuna në familje”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





