Tuneli “Idiz Gjilani”, në lagjen Dardania të Prishtinës, do të mbyllet për qarkullim nga mbrëmja e sotme, për shkak të organizimit të eventit “Halloween te Kultura House”.

Kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës, duke bërë të ditur se mbyllja do të nisë më 30 tetor, nga ora 18:00, dhe do të zgjasë deri më 1 nëntor, në orën 17:00.
Sipas njoftimit të komunës, kjo masë po ndërmerret për të mundësuar zhvillimin e aktivitetit dhe për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




