​Mbrojtja e interesave pronësore të ndërmarrjeve të Kosovës, AKP zhvillon vizitë në Mal të Zi

​Mbrojtja e interesave pronësore të ndërmarrjeve të Kosovës, AKP zhvillon vizitë në Mal të Zi

​Mbrojtja e interesave pronësore të ndërmarrjeve të Kosovës, AKP zhvillon vizitë në Mal të Zi

Bordi i Drejtorëve dhe menaxhmenti i lartë i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) po zhvillon një vizitë dyditore në Mal të Zi.

Sponsor 3M Express

Ata sot janë pritur në ambientet e ambasadës së Kosovës nga ambasadorja Ariana Zherka Hoxha.

Takimet kanë për fokus mbrojtjen e interesave pronësore të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës në Mal të Zi, me theks të veçantë pronën në Kamenovë, në bregdetin e Budvës.

AKP synon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimin e angazhimeve për mbrojtjen e këtyre interesave pronësore, në përputhje me mandatin e saj dhe legjislacionin e zbatueshëm.

Kujtojmë, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) vazhdon përpjekjet juridike për njohjen e të drejtave mbi këtë pasuri. Bëhet fjalë për një kompleks turistik me sipërfaqe mbi 33 mijë metra katrorë, të vendosur ndërmjet Budvës dhe Shën Stefanit.

Historia e Kamenovës nis kur u krijua Bashkësia Vetëqeverisëse e Interesit për pushimin dhe rekreacionin e punëtorëve nga Kosova. Kompleksi u zhvillua përmes kontributeve të punëtorëve dhe ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës.

Më 1992, ndërmarrja shoqërore “Rekreaturs” u regjistrua në Prishtinë, ndërsa më 1 shtator 1992, autoritetet kadastrale në Budvë regjistruan të drejtat e administrimit, shfrytëzimit dhe disponimit mbi pjesën dërmuese të kompleksit në favor të ndërmarrjes nga Prishtina.

Kontesti nisi pas luftës së vitit 1999, kur selia e ndërmarrjes “Rekreaturs” u transferua nga Prishtina në Budvë të Malit të Zi.

Sipas dokumentacionit të siguruar nga AKP-ja, më 3 nëntor 1999, drejtuesi i atëhershëm kishte përpiluar një vendim për transferimin e selisë së ndërmarrjes, duke e proceduar atë përmes Gjykatës Ekonomike të Prishtinës, e cila në atë periudhë vepronte e zhvendosur në Kralevë të Serbisë. Më 9 dhjetor 1999, Gjykata Ekonomike në Podgoricë regjistroi ndryshimin e selisë dhe ndërmarrjen “Rekreaturs Budva”.

AKP konteston ligjshmërinë e këtij transferimi, duke argumentuar se ndryshimet janë realizuar përmes strukturave gjyqësore paralele jashtë Kosovës.

Lexo edhe

Rama i kundërpërgjigjet Kurtit për Lojërat Mesdhetare: Pagesat s’i keni kryer, email-at s’i keni kthyer

Rama i kundërpërgjigjet Kurtit për Lojërat Mesdhetare: Pagesat s’i keni kryer, email-at s’i keni kthyer

Abdixhiku kritikon politikat ekonomike të Qeverisë: Me këtë trend, na duhen 80 vjet për ta arritur mesataren e BE-së

Abdixhiku kritikon politikat ekonomike të Qeverisë: Me këtë trend, na duhen 80 vjet për ta arritur mesataren e BE-së

Tre shqiptarë arrestohen në Torino, në banesën e tyre gjenden rreth tre kilogramë kokainë dhe një armë

Tre shqiptarë arrestohen në Torino, në banesën e tyre gjenden rreth tre kilogramë kokainë dhe një armë