Mblidhet PDK-ja, Çitaku: Javën e ardhshme vijnë strategjia për Apelin dhe iniciativa e re për Specialen

Partia Demokratike e Kosovës mbajti sot një takim të përbashkët të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe kryetarëve të degëve. Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, i njoftoi të pranishmit për zhvillimet e fundit dhe hapat e radhës për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë, transmeton Klankosova.tv.

Sponsor 3M Express

Çitaku bëri të ditur se javën e ardhshme pritet të prezantohen frytet e para të punës intensive për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë – strategjia shtetërore për mbrojtjen në apel dhe iniciativa e re ligjore për Dhomat e Specializuara. Sipas dakordimeve të arritura, kjo iniciativë do të mbështetet në tekstin që Kuvendi miratoi në tetor dhe do të përfshijë kontributet e PDK-së, të ekspertëve dhe të grupit punues.

Sipas një njoftimi të PDK-së, ajo vlerësoi se uniteti i të gjitha partive parlamentare shqiptare në mbrojtje të luftës së popullit të Kosovës për liri dhe të çlirimtarëve në Hagë ka peshë historike. Ajo falënderoi të gjithë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin me të cilin e kanë mbështetur këtë çështje si kauzë kombëtare.

Ushtruesja e detyrës së kryetares, Vlora Çitaku, riafirmoi se mbrojtja e çlirimtarëve në apel është prioritet absolut i PDK-së.

PDK thekson në njoftim se do të angazhohet deri në fund që çlirimtarët të kenë mbështetjen e shtetit në çdo nivel, me mobilizimin e të gjitha kapaciteteve institucionale dhe me fonde të mjaftueshme për të ndërmarrë çdo veprim të mundshëm, me një qëllim të vetëm: rrëzimit të aktgjykimit të shkallës së parë dhe fitores së çlirimtarëve në apel.

Lexo edhe

Mblidhet PDK-ja, Çitaku: Javën e ardhshme prezantohen frytet e para të punës për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë

Mblidhet PDK-ja, Çitaku: Javën e ardhshme prezantohen frytet e para të punës për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë

Një pyetje mjaftoi, Mourinho çohet dhe largohet nga konferenca

Një pyetje mjaftoi, Mourinho çohet dhe largohet nga konferenca

Vetëm 14 vjeç dhe pranë debutimit historik në Ligue 1 – kush është Thymeo Cruz, talenti që po krahasohet me Messin?

Vetëm 14 vjeç dhe pranë debutimit historik në Ligue 1 – kush është Thymeo Cruz, talenti që po krahasohet me Messin?