Mblidhet Kryesia e PDK, paralajmërojnë për javën e ardhshme iniciativën par ligjin e ri për Specialen

Partia Demokratike e Kosovës mbajti sot një takim të përbashkët të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe kryetarëve të degëve. Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, i njoftoi ata për zhvillimet e fundit dhe hapat e radhës për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë.

Sponsor 3M Express

Siç njofton PDK, Çitaku bëri të ditur se javën e ardhshme pritet të prezantohen “frytet e para të punës intensive për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë – strategjia shtetërore për mbrojtjen në apel dhe iniciativa e re ligjore” për Dhomat e Specializuara.

“Sipas dakordimeve të arritura, kjo iniciativë do të mbështetet në tekstin që Kuvendi miratoi në tetor dhe do të përfshijë kontributet e PDK-së, të ekspertëve dhe të grupit punues”, thuhet në njoftimin e PDK’së.

Çitaku tha se uniteti i të gjitha partive parlamentare shqiptare “në mbrojtje të luftës së popullit të Kosovës për liri dhe të çlirimtarëve në Hagë ka peshë historike”.

Ajo falënderoi të gjithë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin me të cilin e kanë mbështetur këtë çështje si “kauzë kombëtare”.

Çitaku gjithashtu tha se mbrojtja e çlirimtarëve në apel është “prioritet absolut i PDK-së”.

“PDK do të angazhohet deri në fund që çlirimtarët të kenë mbështetjen e shtetit në çdo nivel, me mobilizimin e të gjitha kapaciteteve institucionale dhe me fonde të mjaftueshme për të ndërmarrë çdo veprim të mundshëm, me një qëllim të vetëm: rrëzimit të aktgjykimit të shkallës së parë dhe fitores së çlirimtarëve në apel”.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Katër të arrestuar në operacionin “Taslixhe”, sekuestrohen 15 kilogramë marihuanë

Katër të arrestuar në operacionin “Taslixhe”, sekuestrohen 15 kilogramë marihuanë

Kurti: Pagesat e shpejta, hap drejt integrimit financiar evropian

Kurti: Pagesat e shpejta, hap drejt integrimit financiar evropian

Roma kërkon Jamie Gittensin, Gasperini synon ta përforcojë sulmin në janar

Roma kërkon Jamie Gittensin, Gasperini synon ta përforcojë sulmin në janar