Mbi 1,100 fëmijë të vrarë e të plagosur në Ukrainë për 10 muaj, UNICEF alarmon me shifrat

Mbi 1,100 fëmijë të vrarë e të plagosur në Ukrainë për 10 muaj, UNICEF alarmon me shifrat

Mbi 1,100 fëmijë të vrarë e të plagosur në Ukrainë për 10 muaj, UNICEF alarmon me shifrat

Të paktën 114 fëmijë janë vrarë dhe 1,030 të tjerë janë plagosur në Ukrainë gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, duke shënuar numrin më të lartë të viktimave në mesin e fëmijëve në gati katër vjet luftë.

Sponsor 3M Express

Shifrat janë bërë të ditura nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), i cili ka paralajmëruar për përshkallëzimin e dhunës ndaj fëmijëve në Ukrainë.

Sipas organizatës, kjo nënkupton se mesatarisht më shumë se tre fëmijë janë vrarë ose plagosur çdo ditë. Të dhënat përfshijnë vetëm rastet e viktimave të verifikuara nga Misioni i Monitorimit të të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara në Ukrainë.

Situata është përkeqësuar edhe më shumë gjatë muajit të kaluar, kur të paktën 146 fëmijë u vranë ose u plagosën në të gjithë vendin. Kjo paraqet një rritje prej 150 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Këto shifra të fundit tregojnë një përshkallëzim shqetësues të dhunës ndaj fëmijëve në Ukrainë”, ka deklaruar UNICEF-i.

Sulmet ndaj civilëve kanë vazhduar edhe gjatë muajit nëntor. Sipas UNICEF-it, më 2 nëntor, një sulm ndaj një kompleksi shkollor në juglindje të Ukrainës, ku ishte vendosur një strehë nëntokësore dhe po shpërndahej ndihmë humanitare, raportohet se la të vrarë 72 persona, ndërsa katër të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Ndërkaq, më 13 nëntor, një 17-vjeçar u vra dhe tetë fëmijë të tjerë u plagosën gjatë sulmeve që shënjestruan qytetin e Zaporizhias.

UNICEF-i ka ngritur shqetësimin edhe për sulmet ndaj infrastrukturës energjetike, të cilat, sipas të dhënave të verifikuara që nga janari, kanë arritur nivelin më të lartë që prej fillimit të pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Katër të arrestuar në operacionin “Taslixhe”, sekuestrohen 15 kilogramë marihuanë

Katër të arrestuar në operacionin “Taslixhe”, sekuestrohen 15 kilogramë marihuanë

Kurti: Pagesat e shpejta, hap drejt integrimit financiar evropian

Kurti: Pagesat e shpejta, hap drejt integrimit financiar evropian

Roma kërkon Jamie Gittensin, Gasperini synon ta përforcojë sulmin në janar

Roma kërkon Jamie Gittensin, Gasperini synon ta përforcojë sulmin në janar