Mbi 100 mijë euro investime në ujësjellësin e Istogut, Hidrodrini dhe Komuna nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

KRU “Hidrodrini” dhe Komuna e Istogut kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e projekteve infrastrukturore që synojnë përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në këtë komunë.

Sponsor 3M Express

Lajmin e ka bërë të ditur KRU “Hidrodrini”, duke njoftuar se memorandumi është nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i kompanisë, Dri Cena, dhe kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati.

Sipas njoftimit, ndërhyrjet e para do të përfshijnë fshatrat Cërkolez, Kërrninë e Epërme, Padalishtë, Suriganë, si dhe bajpasin Rakosh–Kërrninë.

Ndërkaq, gjatë vitit 2027 parashihet funksionalizimi i ujësjellësit për fshatrat Syne dhe Mojstir, ndërtimi i një kaptazheje shtesë në bjeshkët e Istogut, si dhe ndërhyrje për mbrojtjen e burimeve dhe rehabilitimin e infrastrukturës së ujit në komunë.

Këto projekte synojnë përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe avancimin e shërbimeve për banorët e Istogut.

Memorandumi përcakton bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve për realizimin e investimeve gjatë periudhës 2026–2027. /Telegrafi/

Lexo edhe

Shpërthen vetura në Shën Petersburg, vritet koloneli rus – plagoset edhe familjari që udhëtonte me të

Shpërthen vetura në Shën Petersburg, vritet koloneli rus – plagoset edhe familjari që udhëtonte me të

Sulmohet fizikisht një i mitur në rajonin e Gostivarit, shokët pamjet i publikuan në rrjetet sociale

Sulmohet fizikisht një i mitur në rajonin e Gostivarit, shokët pamjet i publikuan në rrjetet sociale

Mourinho bëhet pengesë për largimin e yllit nga Real Madridi

Mourinho bëhet pengesë për largimin e yllit nga Real Madridi