Mbesa e Thomas Markle: Gjithmonë kam ndjerë se diçka nuk shkonte me të

Mbesa e Thomas Markle: Gjithmonë kam ndjerë se diçka nuk shkonte me të

Mbesa e Thomas Markle: Gjithmonë kam ndjerë se diçka nuk shkonte me të

Mbesa e Thomas Markle, Noelle Rasmussen, ka deklaruar se nuk është befasuar nga lajmet për hetimet ndaj gjyshit të saj, i cili dyshohet për posedim të materialeve që paraqesin abuzim seksual me fëmijë.

Sponsor 3M Express

Ajo ka thënë se prej kohësh kishte ndjerë se diçka nuk shkonte me të, ndonëse nuk kishte mundur ta shpjegonte arsyen e kësaj ndjesie.

Reagimi i saj erdhi pesë ditë pasi u bë e ditur se 82-vjeçari Thomas Markle ishte nën hetim lidhur me dyshimet për posedim të një sasie të madhe materialesh të tilla.

Thomas Markle

Në një intervistë për The Telegraph, Rasmussen tha se, sa më shumë që mendon për situatën, aq më pak e habitin zhvillimet e fundit.

Ajo pranoi se nuk e di saktësisht pse ndihet kështu, por theksoi se lajmet nuk e kanë befasuar.

Kujtoi edhe disa nga takimet që kishte pasur me gjyshin e saj, duke shpjeguar se në të kaluarën kishte përjetuar një ndjesi të çuditshme, sikur diçka nuk ishte në rregull me të.

“Është si ajo ndjesia kur je pranë dikujt dhe të duket se diçka nuk shkon, por nuk mund ta shpjegosh arsyen. Sikur trupi yt të paralajmëron se diçka nuk është në rregull”, u shpreh ajo.

Megjithatë, Rasmussen sqaroi se Thomas nuk e ka abuzuar kurrë dhe se ajo vetë nuk ka qenë viktimë e tij.

Pavarësisht kësaj, tha se shqetësohet për mundësinë që persona të tjerë mund të jenë dëmtuar, duke pranuar se nuk mund ta dijë se për çfarë mund të jetë i aftë dikush kur dalin dyshime të tilla.

“Jam e lumtur që nuk kam qenë kurrë viktimë dhe që nuk jam gjendur në një situatë ku mund të bëhesha e tillë”, tha Rasmussen.

“E mbështes vendimin e saj për të mos i lejuar fëmijët ta takojnë”, deklaroi Rasmussen për Meghan Markle. /Telegrafi/

Lexo edhe

Holanda tërhiqet nga Eurovisioni 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovisioni 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Cikloni Arnab godet Indinë, evakuohen mbi 180 mijë njerëz

Cikloni Arnab godet Indinë, evakuohen mbi 180 mijë njerëz

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Mbesa e Thomas Markle: Gjithmonë kam ndjerë se diçka nuk shkonte me të | Momenti