Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku mori pjesë në takimin e parë të Grupit Koordinues për Rishikimin e Dokumenteve Kurrikulare në Arsimin e Përgjithshëm Parauniversitar.
Ky proces do të përfshijë rishikimin e kornizës kurrikulare, kurrikulave bërthamë dhe programeve lëndore, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në procesin mësimor dhe në cilësinë e arsimit.

Në këtë takim u diskutua për objektivat dhe drejtimet kryesore të këtij angazhimi, si dhe rëndësinë e përshtatjes së tyre me nevojat aktuale të sistemit arsimor dhe me orientimet e Strategjisë së Arsimit 2035+.
Takimi shënon hapin e parë drejt një procesi të strukturuar të rishikimit të kurrikulave, i cili do të vijojë përmes punës së Grupit Koordinues dhe bashkëpunimit me akterët relevantë të fushës së arsimit.
Grupi Koordinues për Rishikimin e Dokumenteve Kurrikulare në Arsimin e Përgjithshëm Parauniversitar ka këtë përbërje:
-Anita Kadriu, Departamenti i Arsimit Parauniversitar, kryesuese;
-Albërie Sejdiu, Divizioni për kurrikula dhe tekste shkollore, anëtare;
-Nazan Safçi, Divizioni për arsimin e komuniteteve, anëtare;
-Selim Mehmeti, Instituti Pedagogjik i Kosovës, anëtar;
-Blerim Saqipi, Universiteti i Prishtinës, anëtar;
-Naser Zabeli, Universiteti i Prishtinës, anëtar;
-Dukagjin Pupovci, ekspert, anëtar;
Xhavit Rexhaj, ekspert, anëtar;
-Rinor Qehaja, ekspert, anëtar;
-Agron Dida, ekspert, anëtar;
-Muhamet Gjoka, AKK Kolegjiumi për arsim, anëtar;
-Edi Puka Gaxha, mësimdhënëse, anëtare;
-Albana Kelmendi, mësimdhënëse, anëtare;
-Kushtrim Bekteshi, mësimdhënës, anëtar.
Burimi: RTKLive





