Komisioni i jep dritën jeshile dy kredive prej 41 milionë eurosh për shëndetësinë

Komisioni i jep dritën jeshile dy kredive prej 41 milionë eurosh për shëndetësinë

Komisioni i jep dritën jeshile dy kredive prej 41 milionë eurosh për shëndetësinë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se përmes dy marrëveshjeve të kredisë parashihet të investohen 41 milionë euro në sektorin e shëndetësisë.

Gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Murati tha se investimet synojnë modernizimin e spitaleve publike përmes blerjes së pajisjeve spitalore dhe diagnostikuese, sistemeve të ultrazërit, pajisjeve për sallat e operacionit, si dhe renovimeve të nevojshme.

Sponsor 3M Express

Sipas tij, këto investime do të përmirësojnë kujdesin ndaj pacientëve, parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm, duke i bërë shërbimet shëndetësore më të qasshme për rreth 1.6 milionë banorë.

Murati tha se investimet përfshijnë të gjitha spitalet rajonale dhe klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Nënkryetari i Komisionit, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, tha se qëllimi i marrëveshjeve është i mirë, por kërkoi më shumë informacione për ndarjen e mjeteve dhe ndikimin e investimeve në shkurtimin e listave të pritjes. Ai vlerësoi se në diskutim do të duhej të përfshihej edhe ministri i Shëndetësisë.

Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, kritikoi faktin që Kosova po orienton borxhin publik drejt financimit të nevojave bazike të sistemit shëndetësor.

Ai tha se shqetësimi i tij nuk lidhet me marrjen e kredive në vetvete, por me faktin se shteti po detyrohet të marrë borxh për pajisje dhe renovime që, sipas tij, duhet të mbulohen përmes kapaciteteve të rregullta buxhetore.

Hoti gjithashtu ngriti çështjen e mungesës së perspektivës për sigurimet shëndetësore dhe bëri të ditur se do të abstenojë në Komision, ndërsa qëndrimin përfundimtar për votimin në Kuvend do ta diskutojë me grupin parlamentar.

Në fund, Komisioni i rekomandoi Kuvendit miratimin e të dy marrëveshjeve të kredisë.

Marrëveshja me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës u rekomandua me shtatë vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, ndërsa marrëveshja me Bankën Evropiane të Investimeve për përmirësimin e pajisjeve mjekësore dhe infrastrukturës shëndetësore mori gjashtë vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Ilir Metës për afatet e paraburgimit

Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Ilir Metës për afatet e paraburgimit

Një grua gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Leshan të Suharekës

Një grua gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Leshan të Suharekës

Protestuesit mbërrijnë para Qeverisë, kërkojnë drejtësi për gratë (FOTO)

Protestuesit mbërrijnë para Qeverisë, kërkojnë drejtësi për gratë (FOTO)