MASh: Njoftim i rremë se më 6 tetor nuk do të zhvillohet mësimi

MASh: Njoftim i rremë se më 6 tetor nuk do të zhvillohet mësimi

MASh: Njoftim i rremë se më 6 tetor nuk do të zhvillohet mësimi

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka reaguar lidhur me një njoftim që po qarkullon në rrjetet sociale, ku pretendohet se më 6 tetor 2026 nuk do të zhvillohet procesi mësimor.

Sponsor 3M Express

Sipas MASh-it, ky njoftim është i rremë dhe nuk është publikuar nga Ministria.

“MASh njofton se nuk është marrë vendim për ndërprerjen e mësimit në këtë datë dhe se procesi mësimor zhvillohet sipas orarit të rregullt”, thuhet në reagim.

Ministria ka bërë të ditur se në materialin që po qarkullon janë përdorur pa autorizim emri dhe logoja e saj, duke krijuar përshtypjen se bëhet fjalë për një njoftim zyrtar.

MASh u ka bërë thirrje nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe qytetarëve që të mos e shpërndajnë këtë material dhe informacionet t’i marrin vetëm nga kanalet zyrtare të Ministrisë.

Pra, mësimi më 6 tetor 2026 zhvillohet sipas orarit të rregullt, sipas njoftimit të MASh-it. /Telegrafi/

Lexo edhe

Britania kërkon nga Serbia dorëzimin e Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Britania kërkon nga Serbia dorëzimin e Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

PSG e mposht Barcelonën

PSG e mposht Barcelonën

Ekskluzive | Ky është turku që sulmoi dy policë me shqelma pas rrahjes në Prishtinë, u kap me 1.14 promilë alkool

Ekskluzive | Ky është turku që sulmoi dy policë me shqelma pas rrahjes në Prishtinë, u kap me 1.14 promilë alkool