Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nxjerrë vendimin për ndarjen e 80 bursave për vitin shkollor 2026/2027, prej të cilave: 70 bursa për nxënësit që ndjekin mësimet në profilet deficitare dhe 10 bursa për vajzat që ndjekin mësimet në drejtimet teknike.
“Përfituesit do të mbështetet me 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për vitin shkollor. Kjo mbështetje synon të nxisë shkollimin në profilet deficitare dhe pjesëmarrjen e vajzave në drejtimet teknike të arsimit dhe aftësimit profesional”, njofton MASh.

MASh njofton se palët e pakënaqura me vendimin mund të parashtrojnë ankesë në afat prej shtatë ditësh pas shpalljes së rezultateve, në Komisionin e Ankesave më MASh, në formë fizike.
Burimi: RTKLive





