Maran dërgon katër lojtarë në tribunë për ndeshjen ndaj Finlandës, Hysaj i paprekshëm

Maran dërgon katër lojtarë në tribunë për ndeshjen ndaj Finlandës, Hysaj i paprekshëm

Maran dërgon katër lojtarë në tribunë për ndeshjen ndaj Finlandës, Hysaj i paprekshëm

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran ka konfirmuar listën prej 23 futbollistëve për ndeshjen ndaj Finlandës, duke larguar katër lojtarë nga lista paraprake.

Sponsor 3M Express

Kombëtarja kuqezi është nikoqire e Finlandës në ndeshjen e pestë të vlefshme për Grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Ky takim është paraparë të luhet nga ora 20:45 në “Air Albania Stadium” dhe tashmë përzgjedhësi Maran ka zgjedhur 23 futbollistët që do t’i ketë në dispozicion.

Për dallim nga lista paraprake prej 27 lojtarësh, trajneri italian ka vendosur t’i largojë katër lojtarë duke i lënë në tribunë për këtë përballje.

Në listën zyrtare të dorëzuar në UEFA mungojnë mbrojtësit Samuele Sina dhe Ysni Ismaili, si dhe mesfushorët Klevi Qefalija dhe Feta Fetai.

Qefalija, Ismaili, Sina dhe Fetai jashtë listës

Sina dhe Ismajli shiheshin si prurje pozitive të ekipi kombëtar për pozitën e mbrojtësit të djathtë, por Elseid Hysaj, edhe pse pa ekip që nga vera, vazhdon të mbetet i paprekshëm edhe për Maran.

Zgjedhjet e Maran tashmë kanë shkaktuar debat në mesin e tifozëve shqiptarë, të cilët nuk janë të kënaqur me vendimet e tij. /Telegrafi/

Hysaj i paprekshëm

Lexo edhe

Shpërthen vetura në Shën Petersburg, vritet koloneli rus – plagoset edhe familjari që udhëtonte me të

Shpërthen vetura në Shën Petersburg, vritet koloneli rus – plagoset edhe familjari që udhëtonte me të

Sulmohet fizikisht një i mitur në rajonin e Gostivarit, shokët pamjet i publikuan në rrjetet sociale

Sulmohet fizikisht një i mitur në rajonin e Gostivarit, shokët pamjet i publikuan në rrjetet sociale

Mourinho bëhet pengesë për largimin e yllit nga Real Madridi

Mourinho bëhet pengesë për largimin e yllit nga Real Madridi