Maqedonia e Veriut thotë se ka parandaluar një sulm të lidhur me Iranin

Maqedonia e Veriut thotë se ka parandaluar një sulm të lidhur me Iranin

Maqedonia e Veriut thotë se ka parandaluar një sulm të lidhur me Iranin

Agjencia për Siguri Kombëtare e Maqedonisë së Veriut tha se ka parandaluar një komplot “terrorist” për vrasje, të një rrjeti të lidhur me Iranin, që kishte për cak një person në Greqinë fqinje.

Sponsor 3M Express

“Agjencia ndërmori një sërë aktivitetesh operacionale-taktike dhe analitike me synim zbulimin e një rrjeti bashkëpuntorësh në shtet, të lidhur me shtetasin iranian, Edris Jahangiri Mavaneh, person që rezulton se është i lidhur me aktorë të tjerë të shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës iraniane, përfshirë edhe lidhjet e tij me bosin e drogës, Naji Sharifi Zindashti”, tha agjencia përmes një njoftimi.

Ky rrjet, sipas agjencisë, “nën udhëzimet e shtetasit iranian” ndërmori aktivitete përgatitore logjistike për të kryer atentatin terrorist kundër një personi në Greqi.

“Informacionet tregojnë se ky person, që ka rrjet të gjerë të bashkëpunëtorëve dhe kontakte me një person me interes të lartë në shërbimet e sigurisë është bashkëpunëtor i shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës iraniane”.

Gjatë një konference për media në Shkup, kreu i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hrstovski, tha se anëtarët e rrjetit ishin infiltruar në “strukturat kriminale” të vendit.

Ai shtoi se autoritetet nuk kanë informacione nëse një sulm terrorist po përgatitej që të kryhej në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq, katër të dyshuar janë arrestuar dhe gjenden në paraburgim, ndërkaq një tjetër është në arrest shtëpiak, tha për mediat lokale Aleksandar Janev, zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, autoritetet janë në kërkim edhe të një dyshuari tjetër.

Operacioni u krye në bashkëpunim me agjencinë kombëtare të inteligjencës, tha Agjencia për Siguri Kombëtare e Maqedonisë së Veriut.

Në njoftimin e saj, agjencia tha se në bashkëpunim me shërbimet partnere u zbulua se si operonte rrjeti. Ajo tha se anëtarët e rrjetit takoheshin në shtete të treta, përfshirë në Iran dhe kishin lidhje me shtetasin iranian, “i cili është bartësi kryesor i veprimit të planifikuar terrorist”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë

“Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë

Këshilli Kombëtar i Arteve nis punën, përcakton prioritetet

Këshilli Kombëtar i Arteve nis punën, përcakton prioritetet

Prokuroria i sekuestroi pasurinë 10 milionë euro një pronari kompanish farmaceutike

Prokuroria i sekuestroi pasurinë 10 milionë euro një pronari kompanish farmaceutike