Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin (Berlin Security Conference), ku ishte i ftuar si panelist në debatin kryesor të nivelit të lartë me temën “Parandalimi përmes vigjilencës: Si të frenohet ndërhyrja ruse”.

Sponsor 3M Express

Në këtë panel, Maqedonci diskutoi së bashku me përfaqësues të lartë të NATO-s dhe Gjermanisë mbi kërcënimet që burojnë nga ndërhyrjet dhe ndikimi rus, sfidat aktuale të sigurisë evropiane, si dhe nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve strategjikë, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë diskutimit u theksua rëndësia e vigjilencës, koordinimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar si elemente kyçe për parandalimin e kërcënimeve dhe ruajtjen e paqes e stabilitetit në Evropë.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të kapaciteteve të saj mbrojtëse dhe kontributit aktiv në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë strategjikë”, ka shkruar ministri në Facebook./Klankosova.tv

Lexo edhe

Sa amerikanë votojnë në zgjedhjet e mesmandatit dhe pse pjesëmarrja ka rëndësi?

Sa amerikanë votojnë në zgjedhjet e mesmandatit dhe pse pjesëmarrja ka rëndësi?

Iskra Haxhivasileva garanton për rezistencë ndaj ndikimeve, qoftë edhe nga kryeministri

Iskra Haxhivasileva garanton për rezistencë ndaj ndikimeve, qoftë edhe nga kryeministri

Pse hotelet përdorin pothuajse gjithmonë çarçafë të bardhë? Arsyeja është më interesante sesa mendoni

Pse hotelet përdorin pothuajse gjithmonë çarçafë të bardhë? Arsyeja është më interesante sesa mendoni