Projektbuxheti 2027, Gashi vlerëson investimet, Mustafa e quan jo zhvillimor

Projektbuxheti 2027, Gashi vlerëson investimet, Mustafa e quan jo zhvillimor

Projektbuxheti 2027, Gashi vlerëson investimet, Mustafa e quan jo zhvillimor

Projektbuxheti i Kosovës për vitin 2027 parasheh rritje prej 300 milionë eurosh në krahasim me buxhetin e vitit paraprak, por vlerësimet e ekonomistëve për përmbajtjen dhe realizueshmërinë e tij janë të ndryshme.

Ekonomisti Hekuran Gashi, në emisionin “FIVE” në Dukagjin, tha se ndër pikat kryesore të projektbuxhetit është ndarja e 1 miliard e 80 milionë eurove për paga dhe mëditje, ku përfshihet edhe paga e 13-të për sektorin publik.

Sponsor 3M Express

Ai bëri të ditur se nga korriku i vitit 2027 është paraparë rritja e vlerës së koeficientit të pagave nga 110 në 120 euro, si dhe rritja e shtesave dhe subvencioneve.

“Pa dyshim se ky buxhet është i arritur njësoj si të tjerët në vitet paraprake, siç është i arritur edhe të ekzekutohet në plotni buxheti i vitit 2026, edhe buxheti i vitit 2027 do të jetë i njëjtë. Buxheti për vitin 2027 parasheh rritjen prej 300 milionë eurove nga ligji për buxhet i vitit të kaluar”, u shpreh Gashi.

Ai kundërshtoi vlerësimet se bëhet fjalë për një buxhet social, duke theksuar se Kosova ka pasur rritje ekonomike të lartë në rajon.

Sipas Gashit, inflacioni ndikohet edhe nga zhvillimet gjeopolitike jashtë kontrollit të Kosovës, ndërsa një tjetër element që e veçon projektbuxhetin e vitit 2027 janë investimet kapitale.

“Ky buxhet nuk është social. Përkundrazi, Kosova në vazhdimësi ka pasur rritjen më të madhe në rajon. Rritja ekonomike reale parasheh edhe përllogaritjen e inflacionit. Mirëpo, inflacioni përkon me zhvillimet gjeopolitike që janë jashtë kontrollit tonë, por rritja ekonomike është rritja ekonomike reale. Ky buxhet për herë të parë përmban edhe investimet kapitale mbi një miliard euro, që do të thotë përafërsisht një e katërta e buxhetit”, deklaroi ai.

Në anën tjetër, profesori i ekonomisë, Bashkim Mustafa, ka pasur një vlerësim më kritik për projektbuxhetin, duke thënë se ai nuk është zhvillimor dhe se realizimi i tij mbetet i vështirë.

Mustafa theksoi se rritja e buxhetit nga viti në vit nuk është treguesi kryesor, por rëndësi ka shkalla e realizimit të tij dhe ndikimi në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai pretendoi se Kosova po përballet me inflacionin më të madh në rajon dhe me rritjen më të ulët ekonomike, duke iu referuar shifrës prej 3.6 për qind të Bankës Botërore.

“Kjo është një rrjedhje e zakonshme e buxhetit, me një rritje solide nga viti në vit nuk është relevante rritja e buxhetit sa është realizimi i tij. Problemi kryesor në qeverisjen aktuale tash e gjashtë vjet është realizimi i buxhetit nga viti në vit buxheti kalon në një suficid që i kalon të gjitha parashikimet ndërsa në anën tjetër nuk i plotëson nevojat aktuale qoftë të ekonomive aktuale qoftë të rritjes reale zhvillimore. Kosova viteve të fundit po përballet me inflacionin më të madh në rajon por kemi edhe rritjen më të ulët ekonomike në rajon me 3.6 përqind nga Banka Botëror. Ky buxhet nuk është zhvillimor dhe nuk ofron zhvillim të qëndrueshëm”, u shpreh Mustafa.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Identifikohen mbetjet mortore të tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës

Identifikohen mbetjet mortore të tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës

Pas 27 vitesh në pritje, familja Ademi merr lajmin e shumëpritur: Identifikohet Dr. Adem Ademi

Pas 27 vitesh në pritje, familja Ademi merr lajmin e shumëpritur: Identifikohet Dr. Adem Ademi

Për të shtatën natë me radhë protestohet në Prishtinë për drejtësi për Arlinda Zekajn

Për të shtatën natë me radhë protestohet në Prishtinë për drejtësi për Arlinda Zekajn