Magjia e minutave shtesë, Real Madridi vendos rekord historik në Ligën e Kampionëve

Magjia e minutave shtesë, Real Madridi vendos rekord historik në Ligën e Kampionëve

Magjia e minutave shtesë, Real Madridi vendos rekord historik në Ligën e Kampionëve

Real Madridi ka vendosur një rekord të jashtëzakonshëm në historinë e Ligës së Kampionëve, duke dëshmuar edhe një herë se është një skuadër që mund të vendosë ndeshjet në çastet e fundit.

Sponsor 3M Express

Sipas të dhënave të publikuara nga MisterChip, klubi madrilen nuk kishte arritur asnjëherë më parë të fitonte një ndeshje si mysafir në këtë garë me golin e fitores të shënuar nga minuta e 90-të e tutje.

Kjo ecuri negative historike u ndërpre në shkurt të vitit 2025.

Që nga ajo kohë, Real Madridi ka regjistruar katër fitore dramatike në udhëtim, me gola vendimtarë në minutat shtesë, brenda një periudhe prej vetëm 21 muajsh.

Jude Bellingham dhe Vinicius Junior heshtën stadiumin “Etihad” me golat e tyre vendimtarë, Antonio Rudiger festoi në Romë, ndërsa Federico Valverde bëri të njëjtën gjë në ndeshjen e fundit të madrilenëve ndaj AEK Athinës.

Asnjë skuadër tjetër në historinë e Ligës së Kampionëve nuk ka arritur të grumbullojë kaq shumë fitore si mysafir me gola vendimtarë pas minutës së 90-të në një periudhë kaq të shkurtër.

Madje, Reali ka lënë pas edhe rivalin lokal, Atletico Madridin, që kishte regjistruar një arritje të ngjashme brenda një periudhe prej afro pesë vjetësh, nga viti 2020 deri më 2024./Telegrafi/

Lexo edhe

E rëndë në Burrel të Shqipërisë: Vajza dyshohet se e lau babanë me benzinë dhe i vuri flakën

E rëndë në Burrel të Shqipërisë: Vajza dyshohet se e lau babanë me benzinë dhe i vuri flakën

Zyrtari i lartë iranian tallet me Vance që tha se lufta me Iranin ua humbi zgjedhjet e mesmandatit

Zyrtari i lartë iranian tallet me Vance që tha se lufta me Iranin ua humbi zgjedhjet e mesmandatit

Sigurimi i Kurtit tërheq zvarrë protestuesin që kërkonte përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt/Pamje

Sigurimi i Kurtit tërheq zvarrë protestuesin që kërkonte përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt/Pamje