Macron: Të shtënat vdekjeprurëse pranë Parisit janë një “sulm terrorist racist”

Macron: Të shtënat vdekjeprurëse pranë Parisit janë një “sulm terrorist racist”

Macron: Të shtënat vdekjeprurëse pranë Parisit janë një “sulm terrorist racist”

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka cilësuar si “sulm terrorist racist” një sulm me armë zjarri në një periferi të Parisit, ku një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën.

Macron tha se sulmi përbën një “pikë kthese në jetën e Republikës dhe kombit tonë”, duke theksuar se “kjo nuk ka vend në Francë”.

Sponsor 3M Express

Të premten ndodhën disa sulme me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, fillimisht në Trappes, në jugperëndim të Parisit, e më pas në La Verrière, një zonë aty pranë. Në mesin e të plagosurve ishte edhe një vajzë 12-vjeçare.

Sipas zyrtarëve, sulmi zgjati afro 15 minuta. Tre persona pësuan lëndime të rënda, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Motivi i sulmit mbetet i paqartë, por Prokuroria Kombëtare Antiterroriste (PNAT) tha se ngjarja dyshohet të jetë “vrasje në kuadër të një ndërmarrjeje terroriste”.

PNAT e identifikoi të dyshuarin si Kevin T. dhe bëri të ditur se ai kishte katër dënime të mëparshme penale, raporton BBC.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Alban Skënderaj reagon pas vdekjes së këngëtares Rinesa Qeriqi: Do të mbetesh gjithmonë një Lea e vërtetë

Alban Skënderaj reagon pas vdekjes së këngëtares Rinesa Qeriqi: Do të mbetesh gjithmonë një Lea e vërtetë

Putini thotë se bisedimet për paqen duhet të garantojnë sigurinë e Rusisë, Ukrainës dhe gjithë Evropës

Putini thotë se bisedimet për paqen duhet të garantojnë sigurinë e Rusisë, Ukrainës dhe gjithë Evropës

Ekstradohen në Kosovë dy të dyshuar nga Mali i Zi dhe Gjermania

Ekstradohen në Kosovë dy të dyshuar nga Mali i Zi dhe Gjermania