Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë letër urimi nga homologu i saj francez, Emmanuel Macron, me rastin e marrjes së detyrës.

Në letrën e tij, Macron i përcolli Shiroka Pulës urimet më të përzemërta dhe shfaqi shpresën se zgjedhja e saj do të mundësojë rifillimin e përparimit në fushat që kontribuojnë në perspektivën evropiane të Kosovës.
Sipas njoftimit nga presidenca, Macron ka rikujtuar takimin me kryeministrin Albin Kurti në Paris, në mars të këtij viti, si dhe partneritetin historik ndërmjet Francës dhe Kosovës.
Ai shprehu kënaqësinë që vizita e ministrit të deleguar për Evropën në Kosovë, gjatë muajit korrik mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të reja ndërmjet dy vendeve, transmeton Klankosova.tv.
Në letrën e tij, ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke riafirmuar mbështetjen e Francës për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.





