Lutfi Dalipi largohet nga Zvicra, Kosova dhe Shqipëria në garë për talentin shqiptar

Lutfi Dalipi largohet nga Zvicra, Kosova dhe Shqipëria në garë për talentin shqiptar

Lutfi Dalipi largohet nga Zvicra, Kosova dhe Shqipëria në garë për talentin shqiptar

Futbollisti shqiptar, Lutfi Dalipi, ka vendosur të mos e vazhdojë rrugëtimin me përfaqësuesen e Zvicrës, duke lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen të luajë për Kosovën ose Shqipërinë.

Talenti i Young Boysit, i cili këtë sezon është i huazuar te Vaduzi, ka mbyllur kapitullin me grupmoshat e Zvicrës, ndërsa ende nuk ka marrë vendim për përfaqësuesen që do ta zgjedhë.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve të publikuara, vendimi vjen pas bisedimeve me drejtuesit zviceranë, të cilët ia kanë bërë të ditur se konkurrenca e madhe ia vështirëson përfshirjen në ekipin e parë.

Ndërkohë, Kosova ka shprehur interesim konkret për shërbimet e tij. Përzgjedhësi i “Dardanëve”, Franco Foda, ka konfirmuar kontaktet me futbollistin dhe dëshirën për ta pasur në skuadër.

Tashmë mbetet të shihet nëse Dalipi do të zgjedhë fanellën e Kosovës apo atë të Shqipërisë.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Sadiku për largimin e fotografisë së Rugovës nga Presidenca: Një gjest i panevojshëm

Sadiku për largimin e fotografisë së Rugovës nga Presidenca: Një gjest i panevojshëm

Interesim i jashtëzakonshëm për Shqipëri–Finlandë, shiten të gjitha biletat

Interesim i jashtëzakonshëm për Shqipëri–Finlandë, shiten të gjitha biletat

Trajtimi i ri ndihmon pacientët me sëmundje të rrallë të rifitojnë lëvizjen

Trajtimi i ri ndihmon pacientët me sëmundje të rrallë të rifitojnë lëvizjen