Lushaku-Sadriu: Raporti i BE-së, më i dobëti historikisht – përsëritje e dështimeve të Qeverisë

Lushaku-Sadriu: Raporti i BE-së, më i dobëti historikisht – përsëritje e dështimeve të Qeverisë

Lushaku-Sadriu: Raporti i BE-së, më i dobëti historikisht – përsëritje e dështimeve të Qeverisë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar rezultatet e Kosovës në raportin e fundit të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si një nga raportet më të dobëta që nga fillimi i publikimit të tyre.

Sponsor 3M Express

Ajo ka thënë se raporti pasqyron dështimet e vazhdueshme të shtetit në disa fusha, duke theksuar se përgjegjësia për mungesën e progresit nuk mund t’i atribuohet vetëm krizave politike.

“Ky raport ishte ndoshta më i dobëti për nga rezultatet, historikisht prejse ka filluar publikimi i raporteve. Është përsëritje e dështimeve që shteti ynë i ka bërë në çdo fushë, edhe për shkak të krizave politike. Por të mos harrojmë që Qeveria ishte në detyrë dhe askush nuk e ka ndaluar Qeverinë tonë që t’i përmbushë këto kushte, të ndërmarrë reforma dhe t’u përgjigjet kërkesave të qytetarëve me dëshirën më të mirë që Kosova të ecë në rrugën e saj drejt BE-së”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu nga foltorja e Kuvendit, transmeton Klankosova.tv.

Deputetja e LDK-së ka veçuar shprehjen “progres i kufizuar” në raportin e BE-së, duke thënë se kjo pasqyron mungesën e përparimit pikërisht në fushat më të rëndësishme për jetën e qytetarëve dhe funksionimin demokratik të shtetit.

“Fjalia më e mirë është ‘progres i kufizuar’, në fushat të cilat janë jetike për jetën e qytetarëve të Kosovës. Duke nisur nga kriteret demokratike të funksionimit të institucioneve tona, kritere që do të duhej të ishin të nënkuptueshme për shtetin tonë, ndërhyrja e politikës në gjyqësor, mosrespektimi i vendimeve të Kuvendit nga Qeveria, mosrespektimi i vendimeve kushtetuese dhe mosrespektimi i afateve”, ka thënë ajo, transmeton Klankosova.tv.

Lushaku-Sadriu ka vlerësuar se këto probleme cenojnë drejtpërdrejt rendin kushtetues dhe funksionalitetin e institucioneve të vendit.

“Krejt këto e prishin rendin kushtetues të vendit tonë. Janë shqetësim përtej çdo shqetësimi, sepse prekin thelbin kushtetues dhe funksionalitetin e vendit tonë”, shtoi ajo./Klankosova.tv

Lexo edhe

Izraeli publikon listën për ndeshjen me Kosovën, dy futbollistë marrin ftesën e parë

Izraeli publikon listën për ndeshjen me Kosovën, dy futbollistë marrin ftesën e parë

Vendosen fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja

Vendosen fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja

KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike gjatë dimrit, paralajmëron rritje të konsumit

KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike gjatë dimrit, paralajmëron rritje të konsumit

Lushaku-Sadriu: Raporti i BE-së, më i dobëti historikisht – përsëritje e dështimeve të Qeverisë | Momenti