Lula fiton mandatin e katërt si president i Brazilit, mposht rivalin e djathtë Bolsonaro

Lula fiton mandatin e katërt si president i Brazilit, mposht rivalin e djathtë Bolsonaro

Lula fiton mandatin e katërt si president i Brazilit, mposht rivalin e djathtë Bolsonaro

Presidenti i majtë i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka fituar mandatin e katërt në krye të shtetit, duke mposhtur në balotazh rivalin e tij të djathtë, Flavio Bolsonaro.

Sponsor 3M Express

Politikani 80-vjeçar ka siguruar pak më pak se 52 për qind të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve. Pas shpalljes së fitores, Lula ka falënderuar mbështetësit e tij në São Paulo, duke vlerësuar se ata kanë “mbrojtur demokracinë braziliane”.

Megjithatë, rezultati është kundërshtuar nga Flavio Bolsonaro, i cili kishte dalë fitues në raundin e parë. Ai e ka cilësuar rezultatin si “të pashpjegueshëm” dhe ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

Në sfondin e kësaj përballjeje të ashpër politike qëndron edhe babai i tij, ish-presidenti Jair Bolsonaro, i cili po vuan dënimin me burg në kushte të arrestit shtëpiak, pas dënimit për përpjekje për grusht shteti pas humbjes së zgjedhjeve të mëparshme.

Fitorja e Lulës vjen në një kohë kur disa vende të Amerikës Latine po shënojnë një zhvendosje drejt udhëheqësve të krahut të djathtë. Në këtë kontekst, rezultati në Brazil përbën një përjashtim nga ky trend rajonal.

Zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të tensionuar politike, duke nxjerrë në pah ndarjet e thella mes mbështetësve të së majtës dhe së djathtës në vend.

Lexo edhe

Shiroka-Pula kërkon hetim urgjent për vrasjen e gruas në Pejë dhe përgjegjësinë e të dyshuarve

Shiroka-Pula kërkon hetim urgjent për vrasjen e gruas në Pejë dhe përgjegjësinë e të dyshuarve

Vrasja e Arlinda Zekajt, Muhaxheri kërkon verifikim të plotë të veprimeve institucionale

Vrasja e Arlinda Zekajt, Muhaxheri kërkon verifikim të plotë të veprimeve institucionale

Trump për Norvegjinë: “Një vend i neveritshëm”

Trump për Norvegjinë: “Një vend i neveritshëm”