Luis Enrique e do yllin e Chelseat si zëvendësues të Kvaratskhelias, por klubi londinez ka tri kushte

Estevao, anësori brazilian 19-vjeçar i Chelseat, është shndërruar në një nga objektivat e Paris Saint-Germainit për afatin kalimtar të janarit 2027.

Sponsor 3M Express

Kampionët francezë synojnë ta transferojnë atë në formë huazimi për gjashtë muaj, ndërsa londinezët do të ishin të gatshëm ta lejonin largimin e tij të përkohshëm, por me tri kushte: pa opsion blerjeje, pagën e plotë ta mbulojë PSG-ja dhe garanci për minuta të mjaftueshme në fushë.

Sipas informacioneve të fundit të publikuara nga TEAMtalk më 27 tetor, Chelsea po e shqyrton këtë mundësi për t’i dhënë futbollistit më shumë hapësirë dhe për ta ndihmuar të rikthehet në qendër të vëmendjes. Operacioni ka mbështetjen e trajnerit Luis Enrique dhe drejtorit sportiv Luis Campos, të cilët e shohin brazilianin si një alternativë për ta përforcuar repartin ofensiv të skuadrës parisiene.

Interesi i PSG-së lidhet edhe me nevojat e skuadrës në sulm. Lëndimi i Khvicha Kvaratskhelias, i cili mund të mungojë deri në fund të sezonit, e ka detyruar klubin francez të shqyrtojë mundësitë për përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit.

Luis Enrique beson se Estevao mund të ofrojë alternativa si në krahun e djathtë të sulmit, ashtu edhe në pozicione më qendrore.

Ndërkohë, Luis Campos e mbështet idenë e huazimit, i cili do t’i mundësonte brazilianit të regjistronte më shumë minuta gjatë pjesës së dytë të sezonit.

Estevao iu bashkua Chelseat në korrik të vitit 2025, pasi londinezët e transferuan nga Palmeiras për rreth 45 milionë euro.

Ai ka kontratë me klubin anglez deri më 30 qershor 2033, ndërsa vlera e tij në tregun e transferimeve vlerësohet rreth 80 milionë euro.

Këto shifra shpjegojnë pse Chelsea preferon huazimin në vend të shitjes. Klubi anglez beson se braziliani ka ende të ardhme në skuadër dhe nuk dëshiron të rrezikojë humbjen e të drejtave mbi të përmes një opsioni blerjeje./Telegrafi/

Lexo edhe

Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Përgjegjësia duhet të nisë nga lart

Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Përgjegjësia duhet të nisë nga lart

Real Madridi i dëshmoi se problemi është te aspekti defansiv, Barcelona gjen zgjidhjen te ylli i PSG-së

Real Madridi i dëshmoi se problemi është te aspekti defansiv, Barcelona gjen zgjidhjen te ylli i PSG-së

Ardita Repishti: Pa të vërtetën dhe drejtësinë, falja është harresë e keqpërdorur

Ardita Repishti: Pa të vërtetën dhe drejtësinë, falja është harresë e keqpërdorur