Lovren dyshon se Pochettino mund të ketë sukses te Manchester United

Lovren dyshon se Pochettino mund të ketë sukses te Manchester United

Lovren dyshon se Pochettino mund të ketë sukses te Manchester United

Pochettino, ish-trajner i Tottenham dhe Chelsea, është përmendur si kandidat për ta marrë drejtimin e Manchester United, në rast të largimit të trajnerit aktual, Michael Carrick.

Lovren, i cili ka punuar me Pochettino gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e Southampton, mendon se problemet e Manchester United janë më të mëdha sesa vetëm çështja e trajnerit.

Sponsor 3M Express

“E njoh shumë mirë Mauricio Pochettinon dhe e di se çfarë kërkon ai, por nuk e shoh te Manchester United. Ai është mjaft i zgjuar dhe e di se çfarë po ndodh në klub. Aty ka probleme shumë më të mëdha sesa vetëm ndryshimi i trajnerit”, ka deklaruar Lovren në një intervistë.

Ish-mbrojtësi kroat ka vlerësuar se klubi anglez ka nevojë për ndryshime më të thella, pasi problemet e tij kanë vazhduar për disa vjet.

“Edhe te Michael Carrick mund të shohësh diçka të mirë, por problemi është më i madh. Themelet e klubit nuk janë të qëndrueshme. Manchester United prej shumë vitesh nuk është në nivelin që i takon një klubi kaq të madh”, ka thënë Lovren.

Ai ka shtuar se Manchester United duhet të jetë vazhdimisht në mesin e katër skuadrave të para në Angli, por se kjo nuk po ndodh prej kohësh.

Pochettino, i cili aktualisht drejton Kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kishte qenë kandidat për stolin e Manchester United edhe në vitin 2018 dhe 2022, por atëherë klubi kishte zgjedhur Ole Gunnar Solskjaer dhe Erik ten Hag.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Foshnja ka temperaturë: Katër gabime që bëjnë prindërit dhe kur duhet të telefonojnë një mjek

Foshnja ka temperaturë: Katër gabime që bëjnë prindërit dhe kur duhet të telefonojnë një mjek

“Është lojtar vetëm për gjysmë ore”, Cassano me deklaratë nënçmuese për Edon Zhegrovën

“Është lojtar vetëm për gjysmë ore”, Cassano me deklaratë nënçmuese për Edon Zhegrovën

“Rusia do t’i mbijetojë Vuçiqit” – zyrtari amerikan paralajmëron për rrjetet e Moskës në Serbi

“Rusia do t’i mbijetojë Vuçiqit” – zyrtari amerikan paralajmëron për rrjetet e Moskës në Serbi