Llapi dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Llapjanët janë nikoqir të kryeqytetasve në ndeshjen derbi të javës së 12-të, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti nga ora 13:00.
Ekipi i Tahir Batatinës e ka nisur sezonin në mënyrë të tmerrshme, por nuk është aspak në formë as në ndeshjet e fundit, kështu që synon që rikthimi i ekipit të tij të vijë pikërisht në këtë ndeshje derbi.
Në anën tjetër, ekipi i Orges Shehit e ka nisur për mrekulli kampionatin me shtatë fitore radhazi, por në katër ndeshjet e fundit ka rënie në formë me vetëm një fitore, kështu që synon tri pikët pas humbjes së thellë në shtëpi ndaj Dritës.
Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Llapi: Laroshi; Ajvazi, Aliu, Jaha; Emini, Kluskens, Kolgeci, Hasani, Blakçori; Yahaya, Ademi;
Prishtina: Iljazi; Halili, Poçi, Zguro; Ahmeti, Llugiqi, Baftiu, Krasniqi, Saletic, Diatta, Kryeziu;
/Telegrafi/




