Liverpooli dhe Arsenali në garë për Musialan, Bayerni mund ta shesë yllin gjerman verën e ardhshme

Liverpooli dhe Arsenali në garë për Musialan, Bayerni mund ta shesë yllin gjerman verën e ardhshme

Liverpooli dhe Arsenali në garë për Musialan, Bayerni mund ta shesë yllin gjerman verën e ardhshme

Liverpooli dhe Arsenali po e monitorojnë nga afër situatën e Jamal Musialas, ndërsa Bayern Munich mund të jetë i gatshëm ta shesë mesfushorin ofensiv në afatin kalimtar të verës së ardhshme, nëse ai arrin të rikthehet në formën e tij më të mirë fizike.

Sponsor 3M Express

Gjithnjë e më shumë po shtohen raportimet për mundësinë e largimit të 23-vjeçarit nga klubi bavarez, për shkak të shqetësimeve rreth gjendjes së tij fizike dhe paraqitjeve pas një lëndimi të rëndë që pësoi në Kupën e Botës për Klube.

Musiala ishte rikthyer në fushë në fillim të vitit, por më pas u diagnostikua me një problem shëndetësor që shkakton episode të të fikëtit, pasi kishte përjetuar dy raste të tilla gjatë përgatitjeve parasezonale.

Legjenda e Bayern Munichut dhe anëtari i bordit drejtues, Karl-Heinz Rummenigge, së fundmi ka vënë në pikëpyetje nëse kontrata aktuale e Musialas është ende e përballueshme për klubin, duke shprehur gjithashtu dyshime nëse ai do të arrijë të rikthehet në nivelin e mëparshëm.

Sipas “Football Insider”, Bayerni po bëhet gjithnjë e më i hapur për shitjen e reprezentuesit gjerman, ndërsa Liverpooli është ndër klubet që po e përcjell me vëmendje situatën e tij.

Drejtuesit e klubit anglez thuhet se janë të gatshëm ta shqyrtojnë transferimin, por vetëm nëse Musiala dëshmon se i ka lënë pas problemet fizike dhe mund të rikthehet në formën e tij më të mirë.

Mesfushori ofensiv ka regjistruar vetëm gjashtë paraqitje me Bayern Munichun këtë sezon, ndërsa klubi gjerman po tregohet i kujdesshëm në menaxhimin e rikthimit të tij në konkurrencë.

Në garë për shërbimet e tij mund të përfshihet edhe Arsenali, pasi sipas “talkSPORT”, edhe klubi londinez po e monitoron situatën e futbollistit.

Një tjetër faktor që mund ta bëjë transferimin të realizueshëm është klauzola e lirimit në kontratën e Musialas. Edhe pse shifra e saktë nuk është bërë publike, ajo besohet të jetë rreth 147 milionë funte.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sot shënohet “Dita e Forcës”, FSK-ja hap dyert e kazermave për qytetarët

Sot shënohet “Dita e Forcës”, FSK-ja hap dyert e kazermave për qytetarët

FSK shënon sot Ditën e Forcës, ceremonia qendrore mbahet në Prishtinë

FSK shënon sot Ditën e Forcës, ceremonia qendrore mbahet në Prishtinë

Moti sot: E premtja sjell vranësira, reshje shiu dhe intervale me diell

Moti sot: E premtja sjell vranësira, reshje shiu dhe intervale me diell