Konsumimi i peshkut të pasur me acide yndyrore omega-3 mund të ketë rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit fizik gjatë plakjes, sugjeron një studim i ri shkencor.

Hulumtimi, i publikuar në revistën The Journal of Nutrition, Health & Aging, analizoi të dhënat e 38,577 personave në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët u ndoqën për deri në 13 vjet.
Studiuesit zbuluan se personat me nivele më të larta të DHA-së, një lloj acidi yndyror omega-3, kishin 18 për qind më pak rrezik për të zhvilluar dobësim fizik gjatë plakjes, krahasuar me ata që kishin nivele më të ulëta. EatingWell
DHA gjendet kryesisht në peshqit yndyrorë, si: Salmoni; Sardelet; Trofta; Skumbria; Harenga.
Si mund ta përfshini në ushqimin tuaj?
Përfshirja e peshkut në një regjim të balancuar ushqimor është një mënyrë për të marrë DHA dhe proteina. Gjithashtu, rekomandohet konsumimi i perimeve, frutave dhe ushqimeve të pasura me fibra, si dhe aktiviteti i rregullt fizik.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se ky hulumtim tregon një lidhje mes niveleve të DHA-së dhe rrezikut më të ulët të dobësimit fizik, por nuk dëshmon se konsumimi i këtij acidi yndyror e parandalon drejtpërdrejt atë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





