Disa nga qytetarët që po marrin pjesë në protestën ku po kërkohet siguri për gratë dhe drejtësi për të vrarat, kanë rrëzuar kontejnerët e mbeturinave, në afërsi të objektit ku ndodhet ministria e Drejtësisë.

Në krye të marshit ndodhen familjarët e Arlinda Zekajt, e me ta janë solidarizuar edhe familjarët e grave që janë vrarë në Kosovë. /Klankosova.tv




