Liria kampione vjeshtore në Ligën e Parë, skuadra e Ismet Munishit po marshon drejt elitës

Liria kampione vjeshtore në Ligën e Parë, skuadra e Ismet Munishit po marshon drejt elitës

Liria kampione vjeshtore në Ligën e Parë, skuadra e Ismet Munishit po marshon drejt elitës

Liria e Prizrenit është zyrtarisht kampione vjeshtore në Ligën e Parë të Kosovës, pasi ka fituar me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Mitrovicës, në ndeshjen e mbetur të javës së tetë.

Sponsor 3M Express

Prizrenasit siguruan tri pikë të rëndësishme në një përballje që u vendos në minutat e fundit. Fitim Susuri e kaloi Lirinë në epërsi në minutën e 39-të, ndërsa Rasheed Salami barazoi shifrat në fillim të pjesës së dytë.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Neki Likaj shënoi golin e fitores në minutën e 80-të, duke i dhënë Lirisë tri pikë që vulosën pozitën e saj në krye të tabelës.

Pas 16 ndeshjeve të zhvilluara, Liria kryeson me 39 pikë, gjashtë më shumë se Prishtina e Re, që ka 33. Në vendin e tretë renditet Ferizaj me 30 pikë.

Deri në përfundim të stinorit vjeshtor ka mbetur edhe një xhiro. Liria do të përballet me Rilindjen 1974, ndërsa Prishtina e Re do të luajë në udhëtim te Ferizaj. Kjo përballje mes dy ndjekësve të saj mund t’i japë Lirisë mundësinë për ta thelluar edhe më shumë epërsinë në krye të tabelës.

Liria, një skuadër e konsoliduar nën drejtimin e Munishit

Liria po zhvillon një sezon shumë të mirë dhe duket se kryesia e re, së bashku me shtabin teknik, ka arritur t’i mbulojë boshllëqet e lëna nga edicioni i kaluar.

Ismet Munishi vendosi të vazhdojë punën në Prizren me një synim të qartë: rikthimin e klubit me traditë në elitën e futbollit kosovar. Deri më tani, rezultatet e kanë dëshmuar se skuadra është në rrugë të mbarë drejt këtij objektivi.

Në 15 ndeshjet e para të kampionatit, Liria ka regjistruar 11 fitore, tri barazime dhe vetëm një humbje. Prizrenasit kanë shënuar 27 gola dhe kanë pranuar vetëm shtatë, duke pasur mbrojtjen më të mirë të kampionatit.

Në repartin ofensiv, golashënuesi më i mirë i Lirisë deri më tani është Drin Ymeri me gjashtë gola, i ndjekur nga Fitim Susuri me pesë.

Me gjashtë pikë epërsi ndaj ndjekësit të parë dhe me një bilanc mbresëlënës, Liria po e mbyll stinorin vjeshtor në pozitën që i takon një skuadre me ambicie të qarta për t’u rikthyer në Superligë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Lexo edhe

Liverpooli nis bisedimet për rinovimin e kontratës me Alexis Mac Allisterin

Liverpooli nis bisedimet për rinovimin e kontratës me Alexis Mac Allisterin

Kos kontakton Kurtin pas rastit me këngën serbe në Bruksel: I shpreha keqardhje

Kos kontakton Kurtin pas rastit me këngën serbe në Bruksel: I shpreha keqardhje

“Nuk kishte pasaportë” – Si mund të zhdukej Milan Radoiçiq?

“Nuk kishte pasaportë” – Si mund të zhdukej Milan Radoiçiq?