​Limaj kritikon PDK-në për kthimin e ligjit për Specialen: Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka cilësuar si “goxha shokuese” atë që ka ndodhur lidhur me ligjin, duke kritikuar mënyrën se si është vepruar dhe duke thënë se ka pasur alternativa të tjera.

Sponsor 3M Express

Duke folur në emisionin “Pressing”, Limaj ka thënë se nuk ka informacione të mjaftueshme se si është arritur deri te kjo situatë, por ka vlerësuar se është zgjedhur rruga më e keqe.

“Është goxha shokuese kjo që e pamë sot”, ka deklaruar Limaj.

“Mënyra se si e kanë zgjedhur me bërë këtë veprim nuk e di, nuk kemi informacione si ka ardhur këtu, është zgjedhur rruga më e keqe”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se, nëse synimi ka qenë që ligji të ndiqte një procedurë tjetër, presidentja mund ta dekretonte atë dhe më pas të ndërmerreshin hapa për plotësimin apo ndryshimin e tij.

“Nëse kanë dashtë me shku në atë rrugë, presidentja me dekretu ligjin, e pastaj me hy me plotësu ndryshu ligjin…Ose ndonjë amandament problematik kanë mujtë me ja dhënë presidentes dhe ajo me kthy ligjin me disa amandamente që kërkon me u plotësu ligji, me një arsyetim të qartë”, tha Limaj.

Sipas tij, ai “ligj Kushtetues nuk bëhet”.

Lexo edhe

BKK nis bashkëpunimin me Bibliotekën Szabó Ervin në Budapest

BKK nis bashkëpunimin me Bibliotekën Szabó Ervin në Budapest

Ndërprehet sistemi informativ në spitalet e Bernës, stafi punoi me letër dhe laps

Ndërprehet sistemi informativ në spitalet e Bernës, stafi punoi me letër dhe laps

Çka është PHP-ja dhe pse shkaktoi një alarm global për sigurinë kibernetike?

Çka është PHP-ja dhe pse shkaktoi një alarm global për sigurinë kibernetike?

​Limaj kritikon PDK-në për kthimin e ligjit për Specialen: Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera | Momenti