Ligjërata e Policisë në Podujevë zbulon një rast të rëndë – 14-vjeçarja rrëfen ngacmimin seksual nga dy persona

Një ligjëratë e Policisë në një shkollë të Podujevës ka nxjerrë në pah një rast të rëndë, për të cilin është iniciuar hetim penal. Një nxënëse 14-vjeçare u ka treguar zyrtarëve policorë se gjatë muajit gusht ishte ngacmuar seksualisht nga dy persona, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Rasti është raportuar të hënën, më 9 nëntor, rreth orës 10:00, pasi zyrtarët policorë kishin përfunduar një ligjëratë në një shkollë të mesme të ulët në komunën e Podujevës.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, e mitura ka deklaruar para policëve se ngjarja kishte ndodhur gjatë muajit gusht të këtij viti dhe se në të ishin përfshirë dy persona.

Pas marrjes së informacionit, janë njoftuar hetuesit rajonalë, të cilët kanë ndërmarrë veprimet fillestare për trajtimin e rastit.

Vajza është intervistuar në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale dhe Mbrojtësit të Viktimave, në përputhje me procedurat për trajtimin e të miturve.

Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria kompetente për të mitur, e cila ka urdhëruar inicimin e hetimeve për veprën penale “Sulm seksual”.

Rasti është marrë në trajtim nga njësia përkatëse hetimore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur

Ligjërata e Policisë në Podujevë zbulon një rast të rëndë – 14-vjeçarja rrëfen ngacmimin seksual nga dy persona | Momenti